LAJMI I FUNDIT:

“Rrugët e Maqedonisë”: Ekipet kujdestare kanë qenë në terren gjatë gjithë natës dhe kanë pastruar rrugët shtetërore

“Rrugët e Maqedonisë”: Ekipet kujdestare kanë qenë në terren gjatë gjithë natës dhe kanë pastruar rrugët shtetërore

Ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë” njoftoi se ekipet kujdestare kanë qenë vazhdimisht në terren gjatë gjithë natës, duke pastruar të gjitha rrugët shtetërore për t’i mbajtur të kalueshme për qarkullim.

“Qarkullimi zhvillohet në kushte dimërore në rrugë të lagështa me mbetje bore në rrugë. Shërbimet e ndërmarrjes me gjithë makineritë dhe fuqinë punëtore vazhdojnë të lirojnë rrugët për qarkullim normal”.

“Apelojmë tek të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë dispozitat ligjore për vozitje në kushte dimërore dhe të kenë pajisje dimërore për veturat e tyre, të lëvizin me kujdes, të respektojnë shenjat e vendosura të komunikacionit dhe të respektojnë rekomandimet e shërbimeve të komunikacionit”, thuhet në njoftim nga NP “Rrugët e Maqedonisë”.


Sipas informacioneve nga DPHM, reshje bore me intensitet të ndryshëm në orët e mëngjesit po regjistrohen në mbarë vendin, andaj NP apelon që të monitorojnë kushtet atmosferike dhe qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë për të informuar në kohë shërbimet e komunikacionit për gjendjen e rrugëve shtetërore.

“Gjithashtu apelojmë që drejtuesit profesionistë të automjeteve të rënda të informohen për gjendjen e rrugëve dhe rekomandimet në komunikacion”, thonë nga NP “Rrugët e Maqedonisë”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Kronika e Zezë
Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Haxhiu: Njëherë jemi të fokusuar te formimi i qeverisë, zgjedhja e presidentit zhvillohet vitin e ardhshëm

Haxhiu: Njëherë jemi të fokusuar te formimi i qeverisë, zgjedhja e presidentit zhvillohet vitin e ardhshëm

Lajme
Haxhiu: Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë

Haxhiu: Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë

Lajme
Operacion i policisë në Pejë, zbulohet kultivim i hashashit nën tokë

Operacion i policisë në Pejë, zbulohet kultivim i hashashit nën tokë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori