LAJMI I FUNDIT:

Rrugët e Kosovës i portretizoi si “me banda të armatosura me kallashnikovë” – reagime të shumta ndaj deputetit francez

Rrugët e Kosovës i portretizoi si “me banda të armatosura me kallashnikovë” – reagime të shumta ndaj deputetit francez

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Qendrim Gashi, ka reaguar ndaj një deklarate të një deputeti francez, i cili duke komentuar dhunën e fundit në rrugët një qyteti francez, e ka krahasuar atë me “rrugët e Kosovës”.

Bëhet fjalë për deputetin e “Les Republicains”, Eric Ciotti, i cili ka përshkruar dhunën në komunitet për disa ditë në Dijon, duke thënë se “Duket se rrugët e Dijonit ishin si ato të Kosovës, me bandat e armatosura që reklamojnë kallashnikov”.

Dhuna në Francë, deputeti Eric Ciotti krahason "rrugët e Dijon" me "ato të Kosovës"
Lexo po ashtu Dhuna në Francë, deputeti Eric Ciotti krahason "rrugët e Dijon" me "ato të Kosovës"

Dhe Gashi ka shkruar: ”Unë e ftoj zotin Ciotti të vijë dhe të zbulojë Kosovën ku miqtë francezë janë gjithmonë të mirëpritur. Rrugët e Kosovës janë të mbushura me restorante – ndonjëherë ju gjeni edhe mustardë Dijon”, ka shkruar Gashi në Twitter, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë, rreth një deklarate të tillë ka reaguar edhe ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe koordinatori nacional për sfidat e mijëvjeçarit në Kosovë (MCC), Petrit Selimi.

“Jo zotëri, rrugët e Kosovës janë shumë më të sigurta se rrugët e qyteteve franceze, dhe guxoj të them – më mikpritës. Pasi të ketë mbaruar kriza e COVID-19, ju jeni të ftuar të vizitoni Republikën tonë – e cila, për pavarësinë e saj, i detyrohet edhe Republikës suaj – dhe të shijoni ‘joie de vivre’”.

Me një vlerësim të Selimit është pajtuar edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt.

“Jam dakord me ata që ju thonë se Kosova ia vlen të shihet. Dhe vetëm për t’ju siguruar që në rrugët këtu, ne kemi më shumë gjasa t’i nënshtrohemi mikpritjes së ngrohtë të njerëzve sesa të hasim në bandat e armatosura”, ka shkruar Heldt në Twitter.

Ndryshe, siç ishte bërë e ditur më herët, në qytetin francez Dijon kishin ndodhur “qërim hesapesh mes dy bandave të armatosura”, gjë e cila supozohet se filloi kur një çeçen 16-vjeç është rrahur gjatë javës së kaluar, e në gjithçka ishin përfshirë dilerët e drogës.

Për t’u hakmarrë, më shumë se 200 çeçenë kanë sulmuar një bar, duke kërkuar personat përgjegjës, e për t’ju dalë në ndihmë bashkëkombësve.

Sipas raportimeve, dhuna u zgjerua në tërë qytetin Dijon ku janë djegur edhe vetura të shumta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori