LAJMI I FUNDIT:

RRUGA QË NUK MORA

RRUGA QË NUK MORA

Poezi nga: Robert Frost
Përktheu: Faslli Haliti

Dy rrugë degëzoheshin në një pyll të verdhë
dhe më vinte keq të mos t’i rrihja të dyja
dhe duke qenë vetëm një udhëtar mbeta gjatë


duke e parë njërën deri sa të mundja,

Pastaj mora tjetrën, sepse ishte po aq e bukur,
dhe mbase kishte një pamje më të mirë,
sepse ishte me barishte dhe më pak e rrahur;
Edhe pse rrahja i kishte bërë, gati, të njejta.

dhe atë mëngjes të dyja aty ishin të barabarta,
me gjethe që asnjë hap njeriu s’i kishte nxirë.
Oh, e lashë të parën, për një ditë tjetër!

Duke e ditur se një rrugë çon te një tjetër rrugë,

dyshoja nëse se s’do të kthehesha kurrë pas.

Do ta tregoj me një ofshamë
diku pas vitesh dhe vitesh:
dy rrugë degëzoheshin në një pyll

dhe atë që ishte më pak e ndjekur, e rrahur

atë mora unë dhe kjo bëri krejt ndryshimin.