Një kamion është përmbysur të hënën në mëngjes në Grant Road, në shtetin e Washingtonit.

Si pasojë është shkaktuar “një rrëmujë” në rrugë pasi ngarkesa me qershi u derdh në asfalt.


Zyrtarët e zbatimit të ligjit njoftuan se incidenti ndodhi midis Union Avenue dhe rrethrrotullimit në Urban Industrial Way/Airport Way.

Rruga u mbyll në të dy drejtimet për disa orë, ndërsa ekipet punuan për të pastruar “rrënojat dhe qershitë e shtypura”.

Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar. /Telegrafi/