Seksioni rrugor Gjavatë - Makazë do të bllokohet plot katër ditë me radhë për shkak të punimeve që zhvillohen në asfaltimin e rrugës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga sot në ora 14, e deri të dielën, në ora 9 të mëngjesit, kjo pjesë rrugore do të mbyllet, kurse komunikacioni do të ridrejtohet në të dy drejtimet në rrugën e vjetër.


Përndryshe, parashikohet që kjo pjesë rrugore të përfundojë deri më 20 prill të këtij viti dhe të lëshohet në përdorim normal për komunikacion./Telegrafi/