Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në Polluzhë të Drenasit. Në këtë aksident është lënduar një person, derisa vetura është rrokullisur në oborrin e një shtëpie.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, tha për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit.


“Rreth orës 08:00, në fshatin Polluzhë, ka ndodhë një aksident trafiku, janë dy automjete. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti. /Telegrafi/

Screenshot 7 31

Screenshot 8 22

Screenshot 9 23