Rrokulliset me traktor, humb jetën një person në Kamenicë
Një person ka humbur jetën në Kamenicë, si pasojë e rrokullisjes me traktor.
“Është raportuar se një mashkull kosovar ka ndërruar jetë në mënyrë aksidentale pasi është rrokullisur me traktor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante”, thuhet në raportin e policisë.
Me urdhër të prokurorit kufoma u është liruar familjarëve. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























