LAJMI I FUNDIT:

Rrokullisen me veturë duke ikur nga policia, dy të arrestuar

Rrokullisen me veturë duke ikur nga policia, dy të arrestuar
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Gjakovë të dyshuar për veprat e grabitjes, mbajtjes në pronësi kontroll ose posedim i paautorizuar i armës dhe mos zbatim i urdhrit të policit.

Arrestimi i tyre është bërë pasi që më 29.12.2019 rreth orës 11:33 në stacionin policor Istog një person ka raportuar se dy persona të panjohur e kanë sulmuar me sëpatë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore dhe nën kërcënimin e sëpatës ia kanë marrë 110 euro dhe 10 franga, si dhe kanë grabitur veturën e tij ‘VW Tiguan”.

Dy të dyshuarit më pas kanë lidhur personin me një litar dhe nga shtëpia ia kanë marrë edhe një armë gjuetie të cilën e kishte me leje dhe pastaj me automjetin e rrëmbyer janë larguar në drejtim të panjohur.


Më datë 30.12.2019 rreth orës 22:25 në rrugën “Hysni Dobruna” në Gjakovë, është parë automjeti i rrëmbyer dhe policia është vënë në ndjekje të tij, pasi të dyshuarit  nuk kanë përfillur urdhrat e personave zyrtarë për t’u ndalur dhe në ikje e sipër, nga shpejtësia e madhe që zhvillonin me automjetin e dyshuar, janë rrokullisur  jashtë rrugës.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë gjahu, një maskë dhe një thikë. Në lidhje me rastin janë njoftuar të gjitha njësitet relevante gjithashtu është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

Në lidhje me këta persona është informuar edhe Policia e regjionit të Pejës, të cilët i kanë marrë dy të dyshuarit në lidhje me rastin e grabitjes që ka ndodhur me datë 29.12.2019 në Cerrcë -Istog. Rasti do të procedohet në prokurori.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Politikë
Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Lajme
Kalo në kategori