LAJMI I FUNDIT:

‘Rrjedhin’ specifikat kryesore të Google Pixel Watch 2

‘Rrjedhin’ specifikat kryesore të Google Pixel Watch 2

Google Pixel Watch i lansuar në tetorin e kaluar kishte një çip Exynos 9110 Soc, megjithatë para disa muajsh kishte informata se Pixel Watch 2 do ta zëvendësonte Exynos-in me çipin Snapdragon W5 Series.

Në fakt nuk ishte e qartë se nëse do të ishte W5 ose W5+ Gen 1 SoC.


Por nëse informatat e Android Authority janë të sakta, gjenerata e dytë Pixel Watch do të fuqizohet nga çipi Snapdragon W5 Gen 1.

Çipi i ri pritet të sjellë përmirësime të efikasitetit në Google Pixel Watch 2, i cili, i shoqëruar me një bateri pak më të madhe, duhet të rezultojë në jetëgjatësi më të mirë të baterisë sesa Pixel Watch i gjeneratës së parë, raporton GSM Arena, përcjell Telegrafi.

Ky raportim pretendon gjithashtu se Google Pixel Watch 2 do ketë vija të mëdha kufizuese me ngjyrë të zezë sikurse modeli paraardhës, dhe tutje ekrani i saj OLED do ketë rezolucion prej 384×384 piksela me diametër prej 1.2 inçëve, i furnizuar nga Samsung Display në vend të BOE.

Për më tepër, sistemi operativ i Google Pixel Watch 2 do jetë Wear OS 4 i bazuar në Android 13 me tematikë dinamike dhe mbështetje të vazhdueshme të përditësimeve, diçka e cila ndodh për herë të parë në një orë të mençur.

Pixel Watch 2 do të vijë gjithashtu me brez ultra të gjerë (UWB), i cili mund të lejojë që Pixel Watch 2 të përdoret për gjetjen e saktë të pajisjes, hapjen e derës veturës duke përdorur çelësin dixhital të veturave dhe transferimin e pandërprerë të fotove dhe videove në një tablet Pixel,

Detaje të tjera rreth Pixel Watch 2 pritet të dalin ditëve dhe javëve në vijim. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Teknologji
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Microsoft do të kërkojë SSD për kompjuterët Windows 11?

Microsoft do të kërkojë SSD për kompjuterët Windows 11?

Teknologji
Kalo në kategori