LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin pamjet e Mercedes G-Class, dhjetë ditë para prezantimit zyrtar (Foto)

Rrjedhin pamjet e Mercedes G-Class, dhjetë ditë para prezantimit zyrtar (Foto)

Detroit Auto Show është panairi, në të cilin Mercedes ka zgjedhur ta prezantojë makinën SUV tërësisht të re G-Class.

Kjo është paraparë të ndodhë më 15 janar, teksa në internet kanë rrjedhur disa imazhe, që e tregojnë këtë veturë nga afër, pa mbështjellësin për kamuflazh, transmeton Telegrafi.


“Gjendja e G-Class pasi kaloi afro dymijë kilometra testimi, nëpër terrene shumë të vështira, përfshirë edhe zbritjen në pistën e skiatorëve” ishte përshkrimi i fotografisë.

Në anë tjetër, është thënë se ky model ka kamera në të gjitha anët, me mundësi të rrotullohen për 360 shkallë, në mënyrë që shoferi të shohë se çfarë po ndodhë përreth. /Telegrafi/