Rrjedhin fotografitë e para të Galaxy S20

Samsung planifikon të paraqesë serinë e re S20 më 11 shkurt, dhe fotografitë e para të telefonave të rinj inteligjentë tani janë zbuluar.
Eksperti Samsung Max Weinbach nga komuniteti i zhvilluesve XDA Developers ka marrë fotot e para të serisë tjetër Samsung Galaxy nga një burim anonym, transmeton Telegrafi.

Galaxy S20 në pjesën e pasme përmban katër kamera, një blic LED dhe mikrofon, siç raportohet nga Androidpolice.
S20 + thuhet se ka instaluar një aparat fotografik me kënd të gjerë 48 MP dhe bën të mundur videot në 8K.
Thuhet se vjen me një ekran 6.7 inç Infinity-O (3200 x 1440 piksele). /Telegrafi/







































