LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin fotografitë e BMW M5 të ri, zhgënjehen njohësit e makinave (Foto)

Rrjedhin fotografitë e BMW M5 të ri, zhgënjehen njohësit e makinave (Foto)

Kompania ka bërë të ditur se M5 i ri do të lansohet në Geneva Motor Show që zhvillohet gjatë vitit të ardhshëm.

Por, dikush nga punonjësit në BMW nuk ka qenë i kujdesshëm dhe i kanë rrjedhur në internet dy fotografi, që e tregojnë pjesën e përparme dhe të prapme të kësaj veture, transmeton Telegrafi.


Megjithëse entuziastët janë gëzuar që mund të kenë një pasqyrë paraprake se si do të duket ky model, ka pësuar zhgënjimi.

Njohësit e makinave nuk e kanë vlerësuar aq lartë, përkundër që zyrtarë të kompanisë kanë thënë se janë duke punuar në diçka speciale.

Sipas përshkrimit, ky model nuk dallon nga makinat e mëhershme dhe nuk e ka ngritur aspak nivelin e dizajnit. /Telegrafi/

rrjedhin-fotografite-e-bmw-m5-te-ri-zhgenjehen-njohesit-e-makinave-foto-2

rrjedhin-fotografite-e-bmw-m5-te-ri-zhgenjehen-njohesit-e-makinave-foto-3