LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin detajet e Samsung Galaxy S21, kamera me 150MP, procesori i ri dhe shumë detaje tjera interesante

Rrjedhin detajet e Samsung Galaxy S21, kamera me 150MP, procesori i ri dhe shumë detaje tjera interesante

Galaxy S20 mund të jetë model ende i sapo ardhur në treg, por kjo nuk do të thotë se puna nuk po zhvillohet në mënyrë aktive mbi pasardhësin e saj, Galaxy S21, i cili do të marrë një datë lansimi në tremujorin e parë të 2021.

Atëherë, çfarë dimë deri tani? Jo aq shumë; por ne kemi disa informacione rreth kamerës së Galaxy S21 dhe procesorit të këtij modeli të ri të shumë-përfolur të telefonit premium nga Samsung. Do të njohim më shumë gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm, megjithëse rrjedhjet bëhen më të zakonshme.


Supozohet se pasardhësi i Galaxy S20 do të quhet Galaxy S21 dhe jo Galaxy S30, siç raportojnë disa media.

Më tej thuhet se Samsung Display tani po punon në zhvillimin dhe prodhimin e paneleve të kamerave nën ekran (USC). USC-ja e parë nga Samsung Display përflitet se do të debutojë me Galaxy Note 20 më vonë gjatë këtij viti, por parashikimet më konservative pretendojnë se do të ruhet për lëshimin e Galaxy S21 në 2021.

Samsung besohet poashtu se është duke punuar në një kamerë të re të pasme me 150MP të llojit “Nonacell” që planifikon të vijë bashkë me Galaxy S21.

Për më shumë, Snapdragon 865 është procesori i zgjedhur për modelet e reja premium në Android me performancë të lartë. Në 2021, ose shumë vonë në vitin 2020, Qualcomm do të përdorë një përditësim të kësaj platforme të quajtur Snapdragon 875.

Ashtu si 865, ai do të mbështesë 5G dhe do të ofrojë mbështetje të fuqishme për video lojërat dhe grafika të avancuara, edhe për kamerat me 150 që pritet të vijnë me modelet e reja përgjatë 2021.