Ka tash e sa kohë që ishte paralajmëruar një bashkëpunim i ri mes reperëve Sin Boy dhe Rina Balaj.

Dyshja që kishin bashkëpunuar edhe më parë në vitin 2018, për këngën "gigi" e cila ishte kthyer në një hit me milionaklikime në YouTube, kishin paralajmëruar se do ta publikonin bashkëpunimin e tyre më 28 nëntor.


Sido që të jetë, kjo nuk ndodhi kështu pasi kënga nuk u publikua - kjo mbase për shkak të tragjedisë që goditi Shqipërinë, mirëpo as njëri as tjetri nuk dhanë detaje lidhur me këtë rast.

Por kënga e tyre e re me titull "Tentacion" është publikuar tashmë në YouTube, në një kanalin i cili nuk është i asnjërit prej dy interpretuesve të kësaj kënge.

Nuk dihet nëse llogaria në fjalë posedon të drejtat për publikikimin e këngës, megjithatë "Tentacion" tashmë është e gatshme në duart e publiku, dhe fansat kanë filluar ta klikojnë dhe pëlqejnë me të madhe.

Kënga është publikuar në versionin audio, ndërsa nuk dihet nëse dyshja mendojnë që së shpejti t'i realizojnë edhe videoklip. /Telegrafi/