LAJMI I FUNDIT:

Rritni praninë tuaj në treg me programin myWorld Partner

Rritni praninë tuaj në treg me programin myWorld Partner

Programi më i madh ndërkombëtar për besnikëri të konsumatorëve të kompanive të mesme dhe të vogla, myWorld është vazhdimisht në rritje, si në botë ashtu edhe në këtë rajon. Kjo kompani është hapur në Kosovë para vetëm një muaji, dhe për një kohë të shkurtër ka më se 100 kompani partnere të reja që pranojnë platformën e myWorld Partner Program.

Me më tepër se 17 vite eksperiencë në botë dhe më shumë se 10 vite punë në rajon, platforma e myWorld Partner vazhdimisht ju ndihmon kompanive të rrisin bazën e tyre të konsumatorëve, të mbajnë konsumatorët aktual dhe të rrisin shitjet dhe qarkullimin.

Me qasjen në bazën globale prej 15 milion konsumatorësh të regjistruar në gjithë botën, platforma myWorld Partner imponohet si një vegël jashtëzakonisht serioze për kompanitë që dëshirojnë të krijojnë programin e tyre të besnikërisë. Përveç përfitimeve, tashmë të njohura (Cashback dhe Shopping Points), prej këtij momenti kompanitë do të mund të shpallin dhe të promovojnë edhe aksione dhe zbritje nëpërmjet opsionit Benefit Lounge, që është një risi. Në prirje të teknologjive të reja, e gjithë kjo mund të administrohet edhe me anë të aplikacionit në telefonin celular që është punuar për tregtarët (iOS ose Android), dhe me këtë do të fitoni një avantazh konkurrues mbi konkurrencën dhe mundësi të krijoni një produkt tuaj personal.

Me pjesëmarrje në programin myWorld Partner, biznesi juaj do të jetë më i pranishëm dhe do të promovohet më shumë në treg duke përdorur kanalet e myWorld për komunikim me klientët. Nëse keni edhe opsionin për biznes online, gjithashtu mund të përfshini këtë si pjesë të programit online në kuadër të platformës. Por, ajo është vetëm një pjesë e vogël nga ajo që kjo platformë ofron. Me oferta dhe aksione tjera të synuara, baza juaj e konsumatorëve do të rritet në një masë që do të sigurojë zhvillim të qëndrueshëm për kompaninë tuaj.

Pavarësisht nëse bëhet fjalë për biznes të vogël ose ndërmarrje të madhe që tashmë janë pozicionuar në treg, programi ofron më tepër mundësi për rritje dhe zhvillim plotësues. Kompanitë kanë mundësinë që të zgjedhin njërën prej dy programeve, myWorld Partner Program dhe myWorld Premium Partner Program, të cilat do u ndihmojnë kompanive të jenë më të suksesshme.

Lexoni më tepër mbi përfitimet që merrni si një kompani partnere në lidhjen këtu.

Bëhuni pjesë e komunitetit më të madh të blerjes!

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Ekonomi
Kalo në kategori