LAJMI I FUNDIT:

Rritje prej 7,9 për qind të prodhimtarisë industriale në Maqedoni për katër muajt e parë

Rritje prej 7,9 për qind të prodhimtarisë industriale në Maqedoni për katër muajt e parë

Prodhimtaria industriale në prill të këtij viti është rritur për 5,5 për qind në krahasim me prillin e vitit të kaluar, ndërsa në katër muajt e parë të këtij viti rritja arrin 7,9 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2018.

Prodhimtaria industriale në sektorin Minierë dhe nxjerrje e gurëve në prill të këtij viti në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar shënon rritje prej 3,5 përqindëve, në Industrinë përpunuese rritje prej 4,5, ndërsa në sektorin Furnizim me energjinë elektrike, gazin, avullin dje klimatizimin rritje prej 18,6 për qind.


Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikë, rritja në sektorin Industri përpunuese është rezultat, para se gjithash në rritjen e prodhimtarisë në sektorët Prodhim i pijeve, Prodhim i tekstilit, Prodhim i kimikateve dhe Prodhimeve kimike, Prodhim i produkteve bazore farmaceutike dhe preparateve farmaceutike, Prodhim i metalit, Prodhim i pajisjes elektrike, Prodhim i makinave dhe pajisjeve, të papërmendura në vend tjetër dhe Prodhim i mobiljeve.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimtaria në prill në krahasim me prillin e vitit të kaluar shënon rritje tek energjia për 3,7, Prodhime kapitale për 2,4, Prodhime të përhershme për konsum të gjerë për 0,4 dhe Produkte jo të përhershme për konsum të gjerë për 5,6 për qind. /AIM/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori