LAJMI I FUNDIT:

“Me rritje ekonomike më të ulët se 5 për qind, vendet e Ballkanit do t’i arrijnë të ardhurat e BE-së për gjashtë dekada”

“Me rritje ekonomike më të ulët se 5 për qind, vendet e Ballkanit do t’i arrijnë të ardhurat e BE-së për gjashtë dekada”

Do të duhen gjashtë dekada për nivelet e të ardhurave në vendet nga Ballkani Perëndimor t’i arrijnë ata të Bashkimit Evropian, nëse ekonomitë në rajon vazhdojnë të rriten me shpejtësi mesatare të arritur midis vitit 1995 dhe 2015, thuhet në raportin e ri të Bankës Botërore.

Raporti Ballkani Perëndimor: Përshpejtim i motorëve për rritje dhe prosperitet, i publikuar sot në Vjenë, shqyrton si Shqipëria, BeH-ja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia – gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – mund ta ndalojnë rritjen ekonomike dhe arrijnë konvergjencë më të shpejtë të të ardhurave me BE-në.

“Në vitet e fundit, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë përpjekje në reformat në financat publike dhe nxitje të rritjes ekonomike, por ndoshta qytetarët ende nuk i kanë ndjerë beneficionet nga ky progres”, tha Linda Van Gelder, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor pranë Bankës Botërore dhe shtoi se fokusi i reformave strukturore mund ta shpejtojë rritjen ekonomike dhe përforcojë të ardhurat, ashtu që niveli i të ardhurave do ta rrijë atë në Bashkimin Evropian.

Reformat dhe stabiliteti makroekonomik, të cilët mund të mundësojnë nivel mesatar prej pesë përqind në vit, do t’ju mundësojnë vendeve të Ballkanit Perëndimor të konvergojnë ndaj BE-së për vetëm dy dekada, në vend për gjashtë, thuhet në raport.

Derisa rritja mesatare në rajon prej 5-6 për qind në nivel vjetor në vitet para 2008-ës ishte më i shpejtë se ai në Evropë dhe botë, rritja u përgjysmua pas krizës globale financiare – duke e kontestuar konvergjencën para krizës të vendeve të Ballkanit Perëndimor me standardin jetësor të BE-së dhe duke iu referuar modelit të ri të rritjes të bazuar në produktivitet dhe investimeve më të larta, eksport më të madh dhe rol më të madh të sektorit privat.

“Rritjen të cilën e shohim në rajon në vitet para krizës globale financiare është një dëshmi për potencialin e përgjithshëm ekonomik të Ballkanit Perëndimor”, tha Harald Vaiglein, drejtor i përgjithshëm i sektorit për politika ekonomike, tregje financiare dhe doganа pranë Ministrisë së Financave në Austri, i cili pati fjalim hyrës gjatë publikimit të sotëm të raportit.

Sipas tij tani kyçe është që të jepet prioritet i politikave që do t’i nxisin investimet në sektorin privat, do të ndihmojnë në thellimin e integrimin rajonal dhe do të krijojnë vende të punës.

Sipas raportit, rritja e eksportit, investimet dhe punësimi janë sfera parimore për krijuesit e politikave. Integrimi më i fuqishëm rajonal mund të ndihmojë në rritjen e eksportit si pjesë e BPV-së, i cili duhet të jetë dyfish më i madh me qëllim të vijë deri në nivelin e ekonomive të tjera të vogla të cilat tani janë pjesë e BE-së, ndërsa investimet private në vendet ku sektori publik është ende motor kryesor i ekonomisë, do të duhet të rriten. Niveli i ulët dhe kontestues i rritjes së produktivitetit në Ballkanin Perëndimor bën thirrje në përmirësime në mjedisin e biznesit i cili mund të tërheq investime private dhe të nxitë rritje të ndërmarrjes.

Shkalla e papunësisë në rajon është pothuajse dy herë më e lartë nga ajo në ekonomitë e vogla të cilat tani janë pjesë e BE-së. Me gjysmën e popullatës së aftë për punë në rajon e cila kërkon punë dhe një e katërta e tyre të cilët kërkojnë punë dhe nuk e gjejnë, nevoja nga rritja e pjesëmarrjes në tregun e punës në rajon mbetet kyçe. Kjo, siç qëndron në Raport, mund të bëhet me zgjidhjen e dekurajimeve për punë, ndërsa njëkohësisht largimi i barrierave deri në punësim, me të cilët përballen punëtorët më të vjetër, të rinj, gra dhe pakica./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori