LAJMI I FUNDIT:

Rritja ekonomike në Kosovë 2.97 për qind në tremujorin e tretë të këtij viti

Rritja ekonomike në Kosovë 2.97 për qind në tremujorin e tretë të këtij viti

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) njofton se Bruto Produkti Vendor në tremujorin e tretë të këtij viti është 2.97 për qind.

“BPV-ja në TM3 2023 shënon rritje reale për 2,97% krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet në raportin e ASK-së.

ASK njofton se aktivitetet ekonomike që kishin rritje në këtë tremujor ishin: artet, argëtimi dhe çlodhja, aktivitetet e prodhimit të mallrave të familjeve për përdorim të vet dhe shërbime të tjera 6,66%, aktivitetet shkencore, profesionale dhe teknike; aktivitetet e shërbimeve administrative dhe mbështetëse 6,19%, administrata publike, sigurimi social, arsimi dhe shëndetësia 5,47%; aktivitetet financiare dhe të sigurimit 5,08%, transmeton Telegrafi.


Ndërkaq, në këtë periudhë rënie kishin eksporti i mallrave 7 për qind dhe importi i mallrave 1,45 për qind.

Po ashtu sipas ASK-së rritje pati informacioni dhe komunikimi 4,93%; bujqësia, pyjet dhe peshkimi 3,39%, tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave; transporti dhe magazinimi; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor 3,29%; aktivitetet e pasurive të paluajtshme 2,05%; ndërtimtaria 1,26%; industria nxjerrëse dhe përpunuese; energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër; furnizimi me ujë; aktivitetet e trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, rehabilitimit 0.88%.

“Komponentët e BPV-së sipas metodës së shpenzimeve që kishin rritje ishin: importi i mallrave dhe shërbimeve 15,52%; shpenzimet e konsumit final të Qeverisë 13,14%; shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe IJPSHESH 3,93%; formimi i bruto kapitalit 2,8% dhe eksporti i shërbimeve 0,90%”, thuhet në raportin e Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) për të dhënat e Bruto Produktit Vendor (BPV) për tremujorin e tretë (TM3) 2023, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve, me çmime aktuale dhe me çmime të vitit paraprak.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kompania teknologjike amerikano-finlandeze Wolt arrin në Kosovë: Një revolucion në shpërndarjen e ushqimit dhe produkteve

Kompania teknologjike amerikano-finlandeze Wolt arrin në Kosovë: Një revolucion në shpërndarjen e ushqimit dhe produkteve

Ekonomi
Si t’i dalloni në market pulat pa hormone dhe pa antibiotik nga Perutnina Ptuj?

Si t’i dalloni në market pulat pa hormone dhe pa antibiotik nga Perutnina Ptuj?

Ekonomi
Oferta ekskluzive për pushime verore me deri në 50% zbritje nga Eurokoha

Oferta ekskluzive për pushime verore me deri në 50% zbritje nga Eurokoha

Ekonomi
Bitcoin arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave ndërsa SHBA përgatitet të inaugurojë presidentin e zgjedhur pro-kripto

Bitcoin arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave ndërsa SHBA përgatitet të inaugurojë presidentin e zgjedhur pro-kripto

Botë
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

Ekonomi
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?

A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?

Ekonomi
Kalo në kategori