LAJMI I FUNDIT:

Rritja e temperaturës, zvogëlimi i furnizimeve ushqimore dhe humbja e biodiversitetit mund të shkaktojnë ‘kolaps sistematik global’

Rritja e temperaturës, zvogëlimi i furnizimeve ushqimore dhe humbja e biodiversitetit mund të shkaktojnë ‘kolaps sistematik global’

Ndryshimi i klimës, humbja e biodiversitetit, burimet e ulëta të ujit dhe ushqimit të freskët dhe ngjarjet ekstreme të motit nga uraganet, do të ofrojnë një sfidë monumentale për njerëzimin në shekullin XXI.

Nga 30 rreziqe të shkallës globale, këto pesë kryesuan listën për sa i përket gjasave dhe ndikimit, sipas shkencëtarëve të anketuar nga Future Earth, një organizatë ndërkombëtare kërkimore.

Raporti i publikuar të enjten, bëri thirrje akademikëve, krerë të biznesit në botë dhe politikëbërësve që të kenë vëmendje më shumë për këto pesë rreziqe dhe i konsiderojnë ata si të ndërlidhura, transmeton Telegrafi.

Në kombinim, ato ‘kanë potencialin për të ndikuar dhe përforcuar njëra-tjetrën për të krijuar një kolaps sistematik global’, tha një ekip i udhëhequr nga Maria Ivanova, një profesoreshë në Qendrën për Qeverisje dhe Qëndrueshmëri në Universitetin e Masaçusets në një raport prej 50 faqesh.

“Njerëzimi është në një fazë kritike. Veprimet tona në dekadën e ardhshme do të përcaktojnë të ardhmen tonë kolektive në Tokë. 2020 është një kohë kritike për të parë këto çështje”, tha Amy Luers, drejtoreshë ekzekutive e Future Earth.

Nga pesë çështjet kryesore, valët ekstreme të nxehtësisë po shpejtojnë ngrohjen globale duke lëshuar gazra që ngrohin planetin nga burimet natyrore.

Zjarret e Australisë dhe zjarret në rajonin Amazonës në vitin 2019 u shkaktuan pjesërisht nga ndryshimi i klimës, thotë raporti.

Në rajonin e Arktikut, ndërkohë, pesë vitet e fundit kanë qenë më të ngrohtat në rekord, duke shkrirë akullin e detit dhe duke prekur jetën e egër, peshkimin dhe komunitetet lokale.

Por, sa më i madh të jetë ngrohja, aq më të mëdha do të jenë ndikimet e parashikuara të valëve të nxehtësisë edhe në qytete, kryesisht në vendet me nivele të larta urbanizimi, varfërie dhe margjinalizimi në Azinë Jug-Lindore dhe Amerikën Latine.

“Një botë më e ngrohtë ka rreziqe më të mëdha nga përmbytja, rrëshqitjet e tokës, zjarri dhe sëmundja infektive dhe parazitare”, thuhet në raport.

Humbja e biodiversitetit, ndërkohë, dobëson aftësinë e sistemeve natyrore dhe bujqësore për të përballuar ekstremitetet klimatike, duke vënë në rrezik edhe furnizimet ushqimore.

Diku tjetër në raport, autorët nxjerrin në pah mungesën e ushqimit në pjesë të varfëra të botës, krahasuar me krizën e mbipeshës në vendet e zhvilluara.

“Sasia e ushqimit të prodhuar për person në planet është rritur me më shumë se 40 për qind që nga vitet 1960”, thotë studimi.

Megjithatë, përhapja e mos ushqyerjes ka filluar të rritet përsëri.

Në të njëjtën kohë, rreth 1.9 miliardë njerëz janë mbipeshë dhe 650 milionë janë të trashë – duke theksuar një mospërputhje në sigurinë ushqimore.

Bota ka nevojë të ushqejë rreth 9 miliardë njerëz në një planet me burime natyrore të zvogëluara.

Por tendosjet në prodhimin e ushqimit pritet të rriten të shkaktuara nga ndryshimi i klimës dhe mjediseve, thotë raporti – edhe një herë duke nënvizuar se si rreziqet që janë përmendur që në fillim janë të lidhura ngushtë.

Shkencëtarët shqetësohen veçanërisht se temperaturat në rritje mund ta futin sistemin e klimës së planetit në një spirale të ngrohjes globale, përcjell Telegrafi.

Siç është, njerëzimi po lufton – deri më tani pa sukses – për të kapur dioksidin e karbonit dhe emetimet e metanit, kryesisht nga djegia e karburanteve fosile.

“Ne u bëjmë thirrje akademikëve, udhëheqësve të biznesit dhe politikëbërësve të kushtojnë vëmendje këtyre pesë rreziqeve globale dhe të sigurohen që ato të trajtohen si sisteme ndërvepruese”.

Gati 1.000 vendimmarrës dhe CEO të lartë theksuan të njëjtat kërcënime në një studim të ngjashëm muajin e kaluar përpara takimit të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër.

Në tetor, kombet e botës do të mblidhen për një takim të madh të Kombeve të Bashkuara në Kunming, Kinë për të provuar të ndalin shkatërrimin e ekosistemeve dhe rënien e biodiversitetit.

Shkencëtarët pajtohen që Toka është në fillimet e një ngjarje të zhdukjes masive – vetëm e gjashta në gjysmë-miliardë vjet.

Disa shkencëtarë kanë filluar të shikojnë gjasat dhe ndikimet e krizave mjedisore në ujë në 12 muajt e fundit, përfshirë zjarret e Australisë, përmbytjet në Filipine dhe ciklonet në Afrikë.

Hulumtimet kanë treguar se disa pjesë të botës së shpejti mund të përballen me deri në gjashtë ngjarje ekstreme të motit menjëherë, duke filluar nga valët e nxehtësisë dhe zjarret deri te përmbytjet biblike dhe stuhitë vdekjeprurëse.

“Shoqëria njerëzore do të përballet me ndikimet shkatërruese të kombinuara të rreziqeve të shumta klimatike ndërvepruese”, tha për AFP Erik Franklin, studiues në Institutin e Biologjisë Detare të Universitetit të Hawaii dhe bashkëautor i një studimi kryesor në fund të vitit 2018.

“Ato po ndodhin tani dhe do të vazhdojnë të përkeqësohen edhe më shumë”.

Nëse, sidoqoftë, ngrohja globale vazhdon, Big Apple (pseudonim për New Yorkun) mund të goditet nga fatkeqësi të tilla njëherësh, përfshirë shiun ekstrem, ngritjen e nivelit të detit dhe stuhitë e fuqishme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Kalo në kategori