LAJMI I FUNDIT:

Rritja e rasteve nga coronavirusi, Franca do të mbulojë pagat e prindërve në mënyrë që ata të qëndrojnë në shtëpi me fëmijët e tyre

Rritja e rasteve nga coronavirusi, Franca do të mbulojë pagat e prindërve në mënyrë që ata të qëndrojnë në shtëpi me fëmijët e tyre

Franca do të mbulojë pagat e prindërve në mënyrë që ata të qëndrojnë në shtëpi me fëmijët e tyre, në rast se mbyllen shkollat për shkak të pandemisë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, zyrtarët njoftuan të enjten se shteti do të mbulojë 84 për qind të pagës të një prindi në secilën familje, që ka një fëmijë nën moshën 16 vjeçare në rast se obligohet mbyllja e shkollave.


Njoftimi vjen pasi rritje të rasteve të reja u raportuan në Francë që kur shkollat u rihapën më 1 shtator. Disa grupe tashmë kanë çuar në mbylljen e 34 shkollave dhe anulimin e 500 klasave të ndara.

Ndërkohë, qeveria franceze ka njoftuar edhe një zgjatje të skemës së tyre, për bizneset të cilat po hasin në vështirësi.

Vetëm gjatë ditës së djeshme Franca raportoi 9,843 raste të reja nga coronavirusi, shifër kjo rekorde ditore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Kroacia
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Evropa
Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Amerika
Goditja e objekteve bërthamore të Iranit në tavolinë, thotë ish-drejtori i Mossadit

Goditja e objekteve bërthamore të Iranit në tavolinë, thotë ish-drejtori i Mossadit

Azia
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - gjithçka që ndodhi nga dita dramatike deri më sot

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - gjithçka që ndodhi nga dita dramatike deri më sot

Botë
Kalo në kategori