LAJMI I FUNDIT:

Rritet retorika nacionaliste kundër shqiptarëve në Maqedoni (Video)

Rritet retorika nacionaliste kundër shqiptarëve në Maqedoni (Video)

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni duhet të mbahen më 11 dhjetor të këtij viti por fushata ka filluar që tani. Dy partitë më të mëdha maqedonase kanë përdorur gjuhën shqipe dhe shqiptarët për të zhvilluar politikat e tyre parazgjedhore. Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë duke u nisur nga statusi i dobët i shqiptarëve në Maqedoni ka premtuar se me ardhjen në pushtet do të zyrtarizoj gjuhën shqipe. Nga ana tjetër, OBRM-PDUKM dhe koalicioni i partive të vogla rreth saj, kategorikisht e kanë sulmuar këtë propozim të kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev duke thënë se ky propozim është i pranueshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dje nëpër rrjetet sociale organizatat e përafërta me OBRM-PDUKM-në e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski e kanë nisur fushatën kundër Zoran Zaevit dhe indirekt kundër shqiptarëve dhe të drejtave të tyre.


Lëvizja Qytetare për Mbrojtjen e Maqedonisë (LQMM) e kanë lëshuar një video ku flitet për ish-kryetarin e LSDM-së Branko Cërvenkovski si tradhëtar i cili ishte kundër ndarjes së Maqedonisë nga Jugosllavia. Gjithashtu në video thuhet se Cërvenkovski ka qenë kundër flamurit dhe himnit të Maqedonisë duke i ndryshuar të njejtit.

Zoran Zaev paralajmëron dygjuhësi në Maqedoni (Video)
Lexo po ashtu Zoran Zaev paralajmëron dygjuhësi në Maqedoni (Video)

Dimovski kritikon Zaevin, shkak gjuha shqipe! (Foto)
Lexo po ashtu Dimovski kritikon Zaevin, shkak gjuha shqipe! (Foto)

Më vonë, në këtë video përshkruhet konflikti i policisë së shtetit me qytetarët maqedonas në Strugë pas decentralizimit të vitit 2004 ku prej atëherë maqedonasit e humbën Strugën dhe Kërçovën, kryetarë të cilëve tani janë shqiptarë.

Zoran Zaev kritikohet se ka qenë në protestat anti-qeveritare në maj të vitit 2015 dhe është fotografuar me flamur shqiptar në protestë.

Në video shihet se si Zoran Zaev për një televizion kosovar ka dhënë deklaratë ku thotë ”pse mos mësoj vajza ime shqip në çerdhe apo në shkollë fillore?”

Aktivistëve të Lëvizjes Besa në këtë video ju thuhet vehabistë radikal.

Prezenca e Zoran Zaev në ndeshjen Shkëndija -Gent për LQMM-në është mbështetje për ata që kallën flamurin e shtetit të Maqedonisë dhe se kërkojnë ”Shqipëri të madhe”.

Portalet maqedonase vjellin vrer për Zaevin shkaku se mbështeti Shkëndijën (Foto)
Lexo po ashtu Portalet maqedonase vjellin vrer për Zaevin shkaku se mbështeti Shkëndijën (Foto)

Sipas LQMM Zaev do ta shkatërrojë njëkombësinë e Maqedonisë me propozimin për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Maqedoni.

LQMM zgjedhjet e 11 dhjetorit i quan referendum kundër skenareve të zeza të LSDM-së./Telegrafi/