LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i vjedhjeve në Maqedoni

Rritet numri i vjedhjeve në Maqedoni

Enti Shtetëror për Statistikë informon se prej vitit 1991 deri 2015, numri i të akuzuarëve dhe gjykuarëve për vjedhje të moshës madhore vazhdimisht po rritet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në vitin 2015 numri i të akuzuarëve të moshës madhore ka arritur deri 20069, që paraqet rritje prej 49.4% në krahasim me vitin 1991.


Ndërsa tek të miturit, duke shikuar periudhën e 25 viteve të fundit, në tre vitet e para kryerësit e veprave penale janë rritur, ndërsa prej vitit 1994 deri 2015 ka tendenca të zvogëlimit të numrit të paraqitjes së gjykimit të vjedhjeve.
Në vitin 2015 janë gjykuar 465 të mitur, që është 72.3% më pak në krahasim me vitin 1991.

Si tek të rriturit poashtu edhe tek të miturit, paditë më të shpeshta janë kundër vjedhjes së pasurisë dhe vjedhjes së rëndë./Telegrafi/