LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i vizitorëve në hotele gjatë gushtit 2023, krahasuar me gusht 2022

Rritet numri i vizitorëve në hotele gjatë gushtit 2023, krahasuar me gusht 2022
Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës njofton se gjatë muajit gusht ka pasur rritje të numrit të vizitorëve në hotelet e Kosovës, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas ASK-së, në gusht 2023, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 71 232, prej tyre 35,83%, ishin vendorë dhe 64,17%  ishin të jashtëm.

Krahasuar me muajin gusht të vitit 2022 (sa ishin 60 952 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve për 16,7%.


Numri i net-qëndrimeve ishte 166 377, prej tyre 44,05% nga vendorët dhe 55,95% nga të huajt.

Numri i vizitorëve dhe net qëndrimeve gusht 2022 – gusht 2023

Numri i vizitorëve të brendshëm dhe net qëndrimet e tyre sipas rajoneve

Numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm e ka rajoni i Pejë me 8 036 vizitorë dhe 35 149 net-qëndrime.

Numri i vizitorëve të jashtëm dhe net qëndrimet e tyre sipas shteteve prej nga vijnë

Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (gusht 2022) ka rritje të vizitorëve për 6,37%. Në total 45 711 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga: Gjermania, Shqipëria, Zvicra etj./Telegrafi/