Të dhënat nga buletini i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut tregojnë se ka shënuar rritje sasia e konfiskuar e marihuanës, kokainës dhe llojeve të tjera të drogës gjatë aksioneve policore në terren.
Hulumtimi i organizatës joqeveritare “HOPS – Opsione për një jetë të shëndetshme”, thekson se së fundmi kokaina ka zëvendësuar heroinën si droga e dytë më e përdorur në mesin e të rinjve në Maqedoninë e Veriut menjëherë pas kanabisit.
Vllatko Dekov nga kjo organizatë, tha se një gram kokainë e pastër në mesin e të rinjve shitet për 100 euro.
“Gjenerata më të reja mbase mund të mos kenë mjete të mjaftueshme për të blerë një gram kokainë, por këtë e zgjidhin në mënyrë që i mbledhin paratë dhe më pas, atë një gramësh e ndajnë në katër pjesë. Zakonisht këtë e bëjnë gjatë vikendeve ose dy herë brenda muajit. Nëse më herët bashkë me kanabisin, si substancë më e përdorur ishte heroina, tani është kokaina”, tha Dekov.
Hulumtimi që ka realizuar HOPS, duke pasur në fokus përdoruesit e substancave psikoaktive, tregon se personat që përdorin drogë, në përgjithësi, nuk janë të sigurt nëse substanca që ata marrin është e pastër apo e përzier.
Mbi 65 për qind e të anketuarve kanë theksuar se kanë konsumuar substanca, për të cilat nuk kanë qenë të sigurt se çka kanë qenë.
Korniza ligjore në Maqedoninë e Veriut nuk ofron një mundësi të qarta për të kontrolluar/analizuar përbërjen e substancave narkotike që janë gjithnjë e më të pranishme në tregun ilegal të drogave dhe substancave psikoaktive.
Në tetor, organizata joqeveritare HOPS, ka iniciuar dhe një fushatë për të ndryshuar kornizën, duke kërkuar një ndryshim në praktikë nga autoritetet për t’i lejuar njerëzit që përdorin drogë, të testohen për substancën pa u ndjekur penalisht.
Nga kjo organizatë thanë se qëllimi i kësaj nisme është të zvogëlohet rreziku i njerëzve që përdorin substanca psikoaktive, duke reduktuar numrin e vdekjeve dhe pasojat e tjera shëndetësore.
“Duhet hapja sa më parë e një Programi për kontrollin dhe analizimin e substancave psikoaktive, i cili njihet në botë me emrin programi i ‘kontrollit të drogës’. Ne sapo kemi filluar një iniciativë të tillë dhe tashmë kemi pasur takime fillestare me Ministrinë e Shëndetësisë për të gjetur një model se si mund të testohen këto substanca, sepse këto programe bazohen kryesisht në parimin e reduktimit të dëmit në shëndetin e përdoruesve të këtyre substancave” sqaroi Dekov.
Ai nënvizoi se përmes kontrollit të substancave narkotike synohet të zbulohet përmbajtja e tyre dhe këto informacione t’ua vënë në dijeni përdoruesve përfundimtarë në mënyrë që të reduktohet ekspozimi ndaj rrezikut.
Pyetjes së anketës se, “a do ta kontrollonit në mënyrë anonime substancën në programe të tilla nëse do të hapeshin në Maqedoninë e Veriut”, 84% e të anketuarve janë përgjigjur pozitivisht, 10% janë përgjigjur se nuk janë të sigurt dhe vetëm 6% e tyre kanë thënë se nuk do ta bëjnë.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme thanë se 90 për qind e drogave që “tregtohen” në Maqedoninë e Veriut në pakicë janë të papastra, por autoritetet policore shtojnë se kokaina përzihet me xham neoni të grimcuar, kurse heroina me helm për minj madje dhe me beton.
“Përzierja e drogës më së shumti bëhet në ambiente private, strehimore, depo”, theksohet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme maqedonase.
Klinika e Toksikologjisë në Shkup tha se është rritur numri i personave që konsumojnë alkool dhe drogë. Rritje e abuzimit me drogat shihet veçanërisht te të rinjtë.
Në rastin e abuzimit me drogën është shënuar një rritje prej 281 për qind krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.
Numri më i madh i helmimeve nga droga është për shkak të përdorimit të kokainës, kur ajo përdoret së bashku me pijet alkoolike.
“Kokaina abuzohet sepse shkakton eufori intensive, rrit vigjilencën, stimulon mendërisht epshin dhe shkakton imazhe të bukura dhe halucinacione joreale”, sqaroi mjeku Andon Çibishev, nga Klinika e Toksikologjisë në Shkup.
Ai theksoi se të rinjtë që abuzojnë me kokainën, kanë probleme serioze me zemrën.
Në nëntë muajt e parë të vitit janë kapur tri transporte marihuanë dhe janë shkatërruar pesë grupe kriminale që vepronin në nivel kombëtar në tregtinë ilegale të marihuanës dhe kokainës, ku përfshiheshin 28 shtetas të Maqedonisë.
Po ashtu, janë sekuestruar 71 kilogramë marihuanë dhe 1.5 kilogram kokainë./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBrenda depos së armatimit të FSK-së, Kurti: Armatimi modern në kuadër të blerjeve dhe furnizimeve që jemi duke i bërë për forcën tonë
Dëshmitari i 105-të në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Me kanë akuzuar se kam vrarë shqiptarë, ishte justifikim për ndalimin tim
Gjykata e shpall të pafajshëm logopedin Iljasa Fazliu, vendimi cilësohet goditje për të drejtat e fëmijëve
Debati Peci-Pacolli, akuza dhe kundërakuza për ofertat politike dhe korruptive
Parashikimi i motit, pasditja me shi e reshje bore dhe erëra të fuqishme
Gjermani, 14-vjeçari kosovar zgjohet nga koma pas disa muajsh
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian