Numri i pacientëve në Kosovë, që po kërkojnë ndihmë mjekësore nga sëmundja Covid-19, është rritur në dy javët e fundit në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK, dhe si rezultat i kësaj është rritur numri i infermierëve, por mungesa e pulmologëve vazhdon të jetë problem kritik.
Pulmologu Besim Morina thotë se menaxhimi i rasteve me Covid-19 në Klinikën e Pulmologjisë është i vështirë për faktin se pacientët që shtrohen në këtë spital janë ende të pa diagnostifikuar.
“Gjendja në Klinikën e Pulmologjisë, natyrisht se është si në të gjitha klinikat tjera Covid është e rëndë pra siç e dimë edhe Klinika e Pulmologjisë së bashku me Klinikën Infektive, së bashku me Klinikën Interne dhe Klinikën e Mjekësisë të Sportit tani janë Klinika Covid dhe merren ekskluzivisht vetëm me infeksionet me Covid, dhe në të gjitha këto klinika është e rëndë gjendja sa i përket menaxhimit të rasteve me Covid. Në pulomologji, ne merremi më shumë me rastet ende të pa diagnostifikuara. I bie se rastet e para që vijnë me probleme raspiratore që dyshohet që janë Covid, që ende nuk janë diagnostifikuara, së pari vijnë në Klinikën e Pulmologjise për t’u shtruar për të marrë oksigjen dhe për t’u trajtuar derisa të konfirmohen me testim që janë pozitiv, kjo bënë që të kemi një fluks të madh të pacienteve që vijnë në klinikën tonë të marrin ndihmën e parë”, tha Morina për Ekonomia Online.
Tutje, pulmologu Morina tha se numri i të shtrirëve në këtë klinikë po variron çdo ditë, por që në dy javët e fundit kanë pasur fluks të pacientave të infektuar me Covid.
“Normalisht me situatën e vendeve të lira është e ndryshueshme në çdo moment, dmth ne nuk mund të themi se kemi shtretër të lirë ose vende të lira pasi gjatë gjithë kohës ndryshon. Po duhet të kemi parasysh një gjë që ne jemi duke punuar në kapacitet gati maksimale, kapacitetet e shtretërve gati janë të mbushura plotësisht, shpesh janë te mbushura plotësisht, po kjo varion lirohen disa, shtrohen disa”, tha ai.
“Jo vetëm këtë javë, por ka më shumë se dy javë që kemi një fluks të shtuar të rasteve me Covid. Trendi i rritjes së pacientëve ka qenë para tre javësh është parë, kurse kemi këto dy javë që kemi pasur një fluks shumë të madh të pacientëve si në shërbimin abullator ku kemi pasë qindra vizita, edhe në pjesën e reparteve ku të gjithë shtretërit kanë qenë të zënë me pacient, trendi nuk e di ende nëse është në rënie, presim të shohim nëse kemi ndonjë efekt të rënies të infektimeve të reja”, shtoi ai.
Më tej, Morina shtoi se gjithmonë janë në mungesë të pulmologëve për shkak të infektimit të stafit, por shtoi se së fundi numri i infermierëve është rritur në këtë klinikë.
“Mungesa e stafit te Klinika e Pulmologjisë ka qenë gjithmonë një çështje që jemi përballur edhe para Covidit, por që më herët nuk kanë qenë aq aktuale sa tani, por tani kur kulmi i pacientëve që kërkojnë shërbime nga pulmologët është rritur, është parë nje disproporcion shumë i madh mes kërkesës për shërbime mjekësore dhe numrit të specialistëve, kështu që ne momentalisht jemi duke funksionuar me 13 pulmologë në klinikën tonë, dhe ne gjatë gjithë kohës këta 13 pulmologë nuk kanë qenë të njëjtën kohë, pra gjatë gjithë kohës kemi parë që kanë qenë të infektuar”.
“…pra do të thotë aktivë gjithmonë kanë qenë 11, 12 sosh, gjithmonë kemi pasë mungesë ekstreme të specialistëve, në të njëjtën kohë është parë një mungesë e madhe të stafit të mesëm. Tani së fundi është rrit numri i infermierëve me prurjet e reja, por gjithmonë ka mungesë të infermierëve, sepse tash shërbimet për pacientë të rëndë siç janë këta me Covid, kërkojnë numër ma të madh të infermierëve. Tani edhe puna që duhet ta kryejë një infermier në shërbim të pacientit me Covid është dy-tre fish më e madhe sesa puna që e kryen me pacient që ka qenë më herët pa Covid me probleme tjera”, tha ai.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën