LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i gjarpërinjve që shihen në Gërmi

Rritet numri i gjarpërinjve që shihen në Gërmi
Foto: Arkiv

Numri i gjarpërinjve në parkun e Gërmisë është shtuar. Të paktën kështu thonë qytetarët që e frekuentojnë këtë pjesë.

E sipas biologëve bëhet fjalë për një lloj zvarraniku që është në mesin e më të rrezikshmeve. Por kjo nuk po shihet si situatë alarmante nga Instituti për Mbrojtjen e Natyrës.


Te vendi i quajtur ‘Te Koshat’ qytetarët thonë se kanë hasur shpesh në gjarpërinj.

Ka prej te tillëve që nuk guxojnë të ecin edhe shtigjeve si më parë.

Më shqetësues është fakti se në pjesën më të gjelbër të Prishtinës po shihen lloje të rrezikshme të këtij zvarraniku si gjarpri Vipera ammodytes i njohur si ‘gjarpri i gurit’ të cilin e fotografoi dikush që punon në park.

Sipas profesorit universitar të biologjisë Daut Rexhepajt kjo sezon pas dimërore i nxjerr gjarpërinjtë më shumë në lëvizje ndërsa tërheq vërejtjen se kur janë të uritur ndodh që të kërcejnë me metra të tërë lart për gjahun e vetë.

E në zonat që janë më pak të shkelura nga këmba e njeriut gjarpërinjtë lëshojnë deri në 10 të vegjël të tyre.

Klan Kosova ka kontaktuar Komunën e Prishtinës dhe AVUK’un të cilët kanë thënë se nuk është përgjegjësi e tyre ta menaxhojnë këtë situatë në parkun e Gërmisë.

Në anën tjetër Fadil Bajraktari nga Instituti për Mbrojtjen e Natyrës në kuadër të Ministrisë së Mjedisit tha se është normale që kur nxehet moti të paraqiten më shumë gjarpërinjtë nëpër viset malore dhe në rastin e Gërmisë dhe se nuk bëhet fjalë për situatë të jashtëzakonshme dhe emergjente.

E biologu Rexhepaj sugjeron që kjo situatë më së miri mund të menaxhohet nëse në park dërgohen iriqë, bukëlza e gjallesa të tjera që ushqehen me gjarpërinj në mënyrë që këta të pakësohen.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori