LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i aksidenteve gjatë verës në Shqipëri, policia vendos mbi 16 mijë gjoba vetëm javën e parë të korrikut

Rritet numri i aksidenteve gjatë verës në Shqipëri, policia vendos mbi 16 mijë gjoba vetëm javën e parë të korrikut
Foto: Ilustrim

Sezoni turistik 2022 ka hyrë në pikun e tij. Strukturat akomoduese në vijën bregdetare, e kryesisht atë të jugut, janë pothuajse të rezervuara, por kujdes! Vera në Shqipëri shënon edhe pikun e aksidenteve rrugore, të cilët janë shkaktari i tretë i vdekshmërisë.

Por kush janë më të rrezikshmit në timon? Statistikat zyrtare të INSTAT për muajin maj tregojnë se numri i personave të lënduar ose që kanë humbur jetën gjatë aksidenteve rrugore janë rritur, dhe në 86.6 për qind të rasteve në drejtim të automjetit ka qenë një i ri.


“Në muajin maj 2022, aksidentet rrugore, në 86.8 për qind të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grupmosha deri 24 vjeç”, thuhet në raportin e Policisë së Shtetit.

Kjo është një statistikë që vjen në rritje pasi kjo grupmoshë ka qenë shqetësuese edhe më parë. Shifrat flasin për një rritje me 28 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

E teksa temperaturat e larta rikthehen këtë javë, plazhet janë populluar sërish, ndërsa arka e policisë së shtetit do të vijojë të mbushet nga kundravajtjet rrugore.

Javën që lamë pas, plot 16,722 gjoba janë vënë nga policia rrugore, ku 763 prej tyre kanë qenë aq të rënda sa kanë shkuar në heqje të lejes së drejtimit, dhe 86 kanë përfunduar prapa hekurave. /A2 CNN/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori