LAJMI I FUNDIT:

Rritet mbështetja e shqiptarëve për LSDM-në (Foto)

Sipas anketës të realizuar nga Televizioni Telma, nëse do të kishte përsëri zgjedhje parlamentare LSDM-ja do kryesonte në bllokun politik shqiptar pasi 20,4% e elektoratit shqiptar janë deklaruar se do të votonin për këtë parti.

Me 15% vijon Lëvizja Besa duke e lënë në vend të tretë Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) 14%, për Partinë Demokratike Shqiptare (PDSH) janë deklaruar 10% votues, ndërsa 6% e qytetarëve do votonin për Aleancën për Shqiptarët.


Në bllokun maqedonas kryeson OBRM-PDUKM-ja me 30,6 përqind e ndjekur nga LSDM-ja me 23,8 përqind. Për dallim nga shqiptarët tek maqedonasit askush nuk do të votonte për ndonjë parti shqiptare.

Anketa e 1 mijë anketuesve është realizuar me telefon në periudhën pre 4 deri më 10 shkurt./Telegrafi/