LAJMI I FUNDIT:

Rritet interesi për shkollat e mesme profesionale në Maqedoni

Rritet interesi për shkollat e mesme profesionale në Maqedoni

Afati i parë i regjistrimit tregoi se interesimi është rritur për shkollat e mesme, megjithatë, gjimnazet mbeten në vendin e parë. Nga 500 paraqitje në gjimnazin ‘Zef Lush Marku’ në Shkup, kushtet i kanë plotësuar 321 nxënës, dhe 220 vende mbeten të lira.

Xhevdet Shabai, profesor i shkollës së mesme profesionale ‘Vllado Tastevski’ thotë nxënësit që në afatin e parë nuk do të arrijnë të regjistrohen në gjimnaze, të përqendrohen te shkollat e mesme profesionale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Xhevdet Shabanit në afatin e parë të regjistrimit është e vështirë të binden prindërit që fëmijët e tyre t’i regjistrojnë në shkollat e mesme profesionale. “E dimë se ka interes të madh për gjimnazin ‘Zef Lush Marku’, por ata që nuk do të kalojnë, do të regjistrohen te shkollat profesionale dhe besoj se nuk do të gabojnë”, thotë Xhevdet Shabani, profesor në shkollën e mesme profesionale ‘Vllado Tastevski’.


Në shkollën e mesme profesionale ‘8 shtatori’ ka edhe 110 vende të lira në afatin e dytë dhe të tretë.

“Nëse bëjmë krahasim me vitin e kaluar, ne jemi të kënaqur. Nuk është arritur maksimumi, por në krahasim me vitin e kaluar jemi më mirë. Shpresoj se në afatin e dytë të regjistrimit do të ketë interes më të madh”, thotë zëvendësdrejtori i shkollës së mesme profesionale ‘8 shtatori’, Vullnet Iseni.

Në shkollën e mesme profesionale “Marija Kiri Skllodovska” janë pranuar 213 nxënës dhe 59 vende të tjera mbeten të lira. Rezultatet përfundimtare nga afati i parë regjistrues do të publikohen gjatë ditës së nesërme. Nga 35.690 vende në shkollat e mesme 24.581 janë në gjuhën maqedonase, dhe 10.123 janë në gjuhën shqipe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Vranë 27-vjeçaren shtatzënë e në prehër kishte vajzën trevjeçare”, Kurti përkujton masakrën nga forcat serbe në Likoshan e Qirez

“Vranë 27-vjeçaren shtatzënë e në prehër kishte vajzën trevjeçare”, Kurti përkujton masakrën nga forcat serbe në Likoshan e Qirez

Lajme
Dhunimi i të miturës në Prishtinë, prokuroria thotë se po mbahet seancë dëgjimore ndaj katër të dyshuarve - tre të tjerëve iu parashtrohet masa e paraburgimit

Dhunimi i të miturës në Prishtinë, prokuroria thotë se po mbahet seancë dëgjimore ndaj katër të dyshuarve - tre të tjerëve iu parashtrohet masa e paraburgimit

Lajme
Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Lajme
Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

Lajme
RrGK: Dhunohet për të katërtën herë vajza e mitur në Prishtinë

RrGK: Dhunohet për të katërtën herë vajza e mitur në Prishtinë

Lajme
Kush ka të drejtë të përfitojë shërbime ligjore falas? Faton Jashari nga Agjencia për Ndihmë Juridike shpjegon kushtet dhe kriteret

Kush ka të drejtë të përfitojë shërbime ligjore falas? Faton Jashari nga Agjencia për Ndihmë Juridike shpjegon kushtet dhe kriteret

Lajme
Kalo në kategori