LAJMI I FUNDIT:

Rritet fluksi i të prekurve me kollën e keqe, në Kozle shtrohen vetëm më të rrezikuarit

Rritet fluksi i të prekurve me kollën e keqe, në Kozle shtrohen vetëm më të rrezikuarit

Në spitalin e fëmijëve në Kozle, fluksi i të prekurve me kollën e keqe është shumë i madh, por në spital shtrohen vetëm foshnjat më të rrezikuara. Aktualisht në repartin e kujdesit intensiv në “Kozle” janë 5 foshnje, më i madhi 3 muajsh, ndërsa më i vogli vetëm 25 ditë.

“Gjendje më të rëndë tani për momentin janë ata me qëndrim më të gjatë se 4-5 ditë, ata kanë sulme shumë të shpeshta, kur kanë nevojë për ajër, gjysma e nënave e kanë kaluar kollën e keqe, tani edhe nënat kanë pertusis. Nëse kolliten rastësisht, prej jashtë mund t’i dëgjoni që është shumë dramatike dhe shumë alarmante sepse sëmundja përhapet, vetëm sepse fëmijët nuk janë të vaksinuar”, tha Sofija Gallbova, shefe e repartit të kujdesit intenziv “Kozle”.


Një nën e një foshnje tre muajshe kishte marrë vetëm dozën e parë të vaksinës DiTePer dhe pas shërimit të plotë do të marrë është dozat e tjera.

“Tani është më mirë se sa që ishte…Ajo fillimisht gërhiste, pastaj filloi që të kollitet. Por më së shumti më frikësonte kur gërhiste”, u shpreh nëna e një foshnje.

Sipas të dhënave të Qendrës së Shëndetit Publik, në javën e fundit, janë regjistruar 72 raste të reja me kollën e keqe, apo 67% më shumë krahasuar me javën paraprake. Numri më i madh apo 58, janë në Shkup. Mosha e të prekurve është nga 0-44 vjet, ndërsa numri më i madh janë të grupmoshës 10-14 vjet. Nga fillimi i vitit deri më 21 mars në vend janë regjistruar gjithsej 287 raste me pertusis./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori