LAJMI I FUNDIT:

Rritet dyshimi për zgjedhjet, partitë nuk dorëzojnë listën për anëtarë në KZZ

Ora 24:00 ishte afati kur partitë duhet të dorëzojnë listën e anëtarëve për t’u zgjedhur anëtarë të komisioneve zonale zgjedhore, por siç mëson Alsat, BDI-ja nuk do të dorëzojë listën në fjalë.

Alsat mëson se BDI-ja mbetet në qëndrimin e saj konsekuent që zgjedhjet duhet të jenë gjithëpërfshirëse, dhe ndërkohë, në një situatë të tillë, ka vendosur të mos i dorëzojë propozimet e saj për anëtarë të KZZ-të.


I njëjti afat vlen edhe për partitë e tjera, dhe deri tani, as nga PDSH-ja nuk ka një njoftim të qartë lidhur me dorëzimin e listës apo jo.

Burime të tjera pranë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve thonë për Alsat se deri në këto momente, vetëm OBRM-PDUKM ka dorëzuar listën e emrave të mundshëm për anëtarë në Komisionet zonale zgjedhore.

Nga LSDM-ja, nuk ka dilema që nuk do të marrin pjesë në zgjedhje
Gjithsesi, pavarësisht se partitë mund të mos propozojnë emrat për anëtarë në KZZ-të e vendit, sipas Kodit Zgjedhor vendet vakante mund të mbushin nga administrata e vetë këtij institucioni (KSHZ-së)./Telegrafi/