Tash e disa muaj është lansuar edhe zyrtarisht në treg qumështi i freskët nga disa kompani prodhuese vendore dhe nga atëherë është vërejtur një rritje e madhe e konsumimit të tij. Kjo ka ardhur edhe si rezultat i fushatës promovuese që Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural po e realizon në bashkëpunim me USAID-in dhe me shoqatat e qumështarëve.
Sipas të dhënave të fundit është rritur për 200 për qind shitja e qumështit të freskët vendor. Nga 4 mijë litra sa shiteshin në ditë para pak muajve, tani shitja shkon në 13 mijë e 500 litra në ditë nga 6 kompanitë prodhuese të tij.
Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, thotë se krahas investimeve që do të bëjnë në këtë sektor, nisma për promovimin e qumështit të freskët do të ndikojë në avancimin e mëtejmë të kësaj industrie, duke iu ofruar konsumatorëve vendor qumësht cilësor, një treg më të mirë për prodhuesit vendor dhe një zvogëlim të importit.
“Ky trend i rritjes së konsumimit të qumështit të freskët është një lajm tejet i mirë për industrinë e qumështit dhe pikërisht një tregues se objektivi ynë që përmes kësaj politike të arrijmë të zëvendësojmë importin, por edhe njëkohësisht t’i ofrojmë konsumatorit edhe një produkt vendor cilësor”, ka thënë ministri Krasniqi.
Janë rreth 300 milionë litra qumësht që prodhohen në vit nga mbi 180 mijë krerë lopë qumështore.
Këtë vit, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka ndarë 10 milionë euro për sektorin e qumështit, si përmes granteve ashtu edhe për subvencioneve.
Sektori i qumështit mbetet një prej sektorëve më të mbështetur nga MBPZHR-ja që nga viti 2008, kur edhe kanë filluar programet përkrahëse. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Modë apo relaks?
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre