LAJMI I FUNDIT:

Rriten ndjeshëm çmimet e paketave turistike në Shqipëri, eksperti: Mund të largojnë turistët

Rriten ndjeshëm çmimet e paketave turistike në Shqipëri, eksperti: Mund të largojnë turistët

Çmimet e paketave turistike brenda dhe jashtë Shqipërisë kanë shënuar një rritje të menjëhershme javët e fundit duke shënuar një rekord të ri në krahasim me vitet e fundit.

Specialistët e fushës thonë se bizneset po përpiqen të kompensojnë humbjet e pandemisë, por ky nivel çmimesh ka stepur jo vetëm pushuesit vendas po edhe të huajt. Vende si Turqia e Greqia kanë rritur ndjeshëm çmimet, si pasojë e rritjes së kërkesave me afrimin e pikut të sezonit turistik.


Çmimet e paketave turistike në Shqipëri po pësojnë rritje në krahasim me fillimin e sezonit por edhe vitet e fundit.

Specialist i turizmit Ferjot Ozuni, thotë se operatorët turistikë po stepin turistët e huaj, me çmimet e kripura.

”Deri dje apo deri në 2019 paguaje 1000 euro në Greqi e Shqipëri për një hotel, çift, sot kjo shifër është rritur me 50 %. Kjo gjë e ka penalizuar turizmin në vendin, sepse turistët e huaj mendonin se ishte një vend që kushtonte më pak, por tashmë nuk e kanë këtë imazh.”

Sipas specialistëve të fushës duket se bizneset po tentojnë të kompensojnë shpejt humbjet e pësuara gjatë pandemisë dhe kjo mund të ndikojë në rënien e numrit të turistëve që zgjedhin Shqipërinë si destinacion për të pushuar.

”Kjo strategji e bizneseve dhe hoteleve shqiptare mund të kthehet në një bumerangë duke krijuar imazhin se është shtrenjtë se mund të stepen turistët.”

Edhe vende si Turqia e Greqia kanë rritur ndjeshëm çmimet javët e fundit ndërkohë që specialisti thotë se kjo vjen si pasojë e rritjes së kërkesave.

Megjithatë kjo nuk ka penguar vizitorët e këtyre vendeve drejt këtyre vendeve.

Shumë prej tyre kanë familjarë atje, të cilët mund t`u heqin barrën e disa prej shpenzimeve.

”Për shkak të lidhjeve që kemi me Greqinë dhe mund të na shkurtojnë shpenzimet, kjo e bën Greqinë dhe Turqinë vende të preferuara.”

Sipas statistikave të huajt që vijnë në Shqipëri janë kryesisht nga Amerika, Çekia, Polonia, dhe vendet e Ballkanit Perëndimor etj./Ora News

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori