Vaji, sheqeri, pastat, uji dhe veshjet sportive, kanë qenë produktet më të kërkuara për konsum në Kosovë përmes shërbimeve online gjatë kohës së pandemisë COVID-19.
Pandemia ka pasur ndikim te njerëzit për t’i edukuar për blerjet përmes internetit, pasi kërkesa e konsumatorëve për blerjen e produkteve në këtë formë është rritur dukshëm, thonë autoritetet kompetente dhe përfaqësues të kompanive që merren me këto shërbime.
Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës, rritja e transfereve të iniciuara përmes e-banking (online) është 3. 2 për qind ose për mbi 76 milionë euro më shumë në periudhën janar-qershor, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
“Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, vlera e mjeteve nga shërbimet online brenda Kosovës ka arritur në mbi 2. 4 milionë përderisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka qenë mbi 2.3 milionë euro”, thuhet në një përgjigje të Bankës Qendrore të Kosovës.
Kompania Gjirafa konsiderohet platforma më e madhe tregtare e blerjeve online në Kosovë, me mbi 140 mijë produkte nga kategori të ndryshme. Në këtë kompani, biznese të ndryshme që operojnë në Kosovë, ofrojnë produktet e tyre për të shitur në formë elektronike. Klienti mund të paguajë pasi që pranon porosinë me para në dorë, përmes kartelës bankare apo transferit bankar.
Udhëheqësi i kësaj kompanie, Mërgim Cahani, thotë se në Kosovë blerjet online nga qytetarët janë rritur 100 për qind. Ai shprehet se pandemia ka krijuar blerës të rinj për të blerë produkte në këtë mënyrë.
“Kjo ka qenë diferenca më e madhe që ka bërë rritjen e shitjeve online. Ne edhe para pandemisë kemi pasur një numër të konsiderueshëm të konsumatorëve të shitjeve online. Por, tash ka shumë klientë, apo përqindja e njerëzve që blejnë online para dhe pas pandemisë ka ndryshuar. Kemi pasur edhe një numër të ri të prodhuesve dhe kompanive në Kosovë, deri në 30 për qind më shumë, që kanë ofruar produktet e tyre përmes platformës sonë”, tha Cahani për Radion Evropa e Lirë.
Një kompani tjetër që ka të krijuar platformën elektronike është “Maxi Supermarket” në Prishtinë.
Zëvendësdrejtori i saj, Denis Krasniqi, thotë se shuma e blerjeve online gjatë kohës se pandemisë është katërfishuar.
Trendi i blerjeve online nga qytetarët e Kosovës, sipas tij, u rrit dukshëm pas masave të marra nga qeveria më 13 mars për parandalimin e pandemisë, ku një ndër masat ishte edhe kufizimi i lëvizjes për qytetarët.
“Në fillim të pandemisë kemi pasur shpërndarje të produkteve vetëm për Prishtinën, kurse pas një muaji të pandemisë, kemi lansuar platformën për shpërndarje të produkteve në gjithë Kosovën. Megjithatë, 70 për qind të dërgesave i kemi në rajonin e Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit”, shprehet Krasniqi.
Pas vendosjes se masave mbrojtëse dhe mbylljen e aktiviteteve të shumë bizneseve në muajin mars nga qeveria, kur në Kosovë u paraqiten rastet e para me Coronavirus, shumë kompani private për të mbijetuar, filluan të aplikojnë shërbimin online të produkteve të ndryshme, por edhe përmes rrjeteve sociale, pohojnë ekspertë vendorë të rrjeteve sociale.
Valon Canhasi, menaxher në kompaninë Hallakate, agjenci kjo për media sociale, në një bisedë për Radio Evropa e Lirë, thotë se ndikimi më i madh që ka pasur pandemia është se ka krijuar blerës për herë të parë në formën online dhe ka adaptuar njerëzit me këtë shprehi.
“Pandemia ka ndikuar në krijimin e shprehisë për të blerë online. Nëse njëherë blihet online dhe përjetohet ajo eksperiencë, atëherë shihet se është shumë më lehtë dhe shumë më thjeshtë për të blerë. Në anën tjetër, nevoja për të dal dhe të shkohet në dyqan për ta parë dhe prekur produktin ende ekziston, kështu që ka një rënie të lehtë të blerjes online, por nuk është se nuk funksionojnë shërbimet online, por që njerëzit kanë pasur nevojë të dalin, të takohen me të tjerët dhe të ndërrojnë ambientin”, vlerëson Canhasi.
Sipas Canhasit, blerjet më të mëdha përmes internetit pritet të realizohen për festat e fundvitit.
“Të gjithë parametrat që sot po i shohim, tregojnë se shitja më e madhe do të jetë online. Për shkak të situatës në të cilën gjendemi me pandemi, parashihet që për festat e Halloween, (Nata e Shtrigave) Black Friday (E Premtja e Zezë), Christmas, (Krishlindjet) dhe festat e fund vitit, të ketë shitje përmes internetit më të madhe në histori ndonjëherë, pasi shumë njerëz do t’i ikin daljes për të blerë në dyqane”, tha Canhasi.
Dërgesat nga këto kompani te personi që i ka porositur mund të arrijnë brenda ditës apo javës.
Derisa janë rritur transferet online brenda Kosovës, sipas Bankës Qendrore të Kosovës, për 42 për qind ka pasur rënie për blerjet me kartela online për produkte dhe shërbimet jashtë vendit.
Në këtë rënie, sipas BQK-së, kanë pasur ndikim kufizimet e lëvizjeve dhe mundësive për transport, rënies se pagesave për udhëtime dhe rënies së konsumit në disa kategori gjatë periudhës se pandemisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kurti takon në Davos ekonomistin nga Universiteti i Harvardit, ekonomia jonë u zgjerua dhe niveli i papunësisë u zvogëlua
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!