LAJMI I FUNDIT:

#rriNshpi – videomesazhet e mjekëve, politikanëve e ekonomistëve në kohën e COVID-19

Që nga nëntori i 2019-ës njerëzimi është duke luftuar me virusin COVID-19, i cili për herë të parë u shfaq në Kinë, më saktësisht në qytetin Wuhan në provincën Hubei.

Virusi vdekjeprurës i cili prek rrugët e frymëmarrjes u përhap me një shpejtësi të madhe në gjashtë kontinente duke marrë jetën e mbi 50 mijë njerëzve e duke infektuar mbi 1 milionë gjithandej globit.

Për virusin i cili është i panjohur shumë shkencëtarë u ngritën në këmbë për të gjetur një vaksinë apo një ilaç që do ta luftonte atë, mirëpo përkundër përpjekjeve të tyre deri më tani nuk ka asnjë rezultat.


Në anën tjetër Organizata Botërore e Shëndetit Publik, ka shpallur coronavirusin pandemi globale, dhe ka bërë thirrje që qeveritë të ndërmarrin masa urgjente në përballje më virusin.

Virusi COVID-19, u shfaq për herë të parë më 13 mars edhe në Kosovë, dy rastet e para që u paraqiten ishin në Klinë dhe Viti, e më pas ky virus u përhap dita ditës edhe në komunat tjera të Kosovës, transmeton Telegrafi.

Deri më tani në në Kosovë janë infektuar 126 persona, 10 nga të infektuarit janë shëruar ndërsa një ka humbur jetën.

Komuna e Malishevës ka më së shumti persona të infektuar, gjithsej 39 raste, pas saj është Prishtina me 18 raste, Gjilani 15 raste, Kamenica 12 raste, Gjakova 8 raste, Vitia 7 raste, Vushtrri 7 raste, Podujevë 4 raste, Fushë-Kosovë 3 raste, Prizren 3 raste, Mitrovicë e veriut 2 raste, Suharekë 1 rast, Klinë 1 rast, Ferizaj 1 rast, Obiliqi 1 rast, Lipjan 1 rast, Shtime 1 rast, Pejë 1 rast, Mitrovicë 1 rast.

Që nga paraqitja e rasteve të para me COVID-19, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë disa masa në mënyrë që të parandalohet përhapja, Qeveria vendosi që të ndërpritet mësimi, të kufizohet lëvizja e qytetarëve dhe automjeteve, si dhe janë anuluar shumë ngjarje sportive e kulturore.

Mesazhi që po përcjellët në vazhdimësi nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, është që qytetarët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, të mbahet distanca mes njerëzve si dhe të mbahet higjiena personale.

Pikërisht për këtë, Telegrafi ka realizuar një video rreth COVID-19, ku kërkohet nga qytetarët të respektohen vendimet e institucioneve, në mënyrë që të luftohet coronavirusi.

Apeli që të qëndrohet në shtëpi vjen nga infektologu Valbon Krasnqi, mikrobiologu Lul Raka, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi dhe nga deputetja Blerta Deliu.

Mesazhi i infektologut Valbon Krasniqi:

“Njerëzimi sot po ballafaqohet me një pandemi me përmasa dhe tendencë të përshkallëzimit të vazhdueshëm duke marrë mijëra jetë njerëzish në gjithë globin. Përkundër arritjeve të mëdha, shkenca mjekësore ende nuk ka gjetur asnjë ilaç që do ta luftonte në mënyrë efikase virusin, po ashtu as vaksinë për të parandaluar. Prandaj, çfarë duhet të bëjmë, nuk ka mënyrë më të mirë dhe efikase për të parandaluar infeksionin se sa të qëndrojmë në shtëpi. Virusi nuk qarkullon por qarkullojnë njerëzit, andaj mos qarkulloni rrini në shtëpi, mbroni jetën tuaj, mbroni jetën e fëmijëve tuaj, prindërve e gjyshërve. Sot heronj janë ata që qëndrojnë në shtëpi, nesër kur të përfundon kjo pandemi të gjithë bashkë do të jemi heronj”.

Mesazhi i mikrobiologut, Lul Raka:

“Rrini në shtëpi, shpëtoni jetë”.

Mesazhi i kryetari të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti:

“E dimë se të gjithë në këto momente po përballemi me një situatë në të cilën nuk jemi mësuar, restriksione të shumta, ndalesa në përgjithësi. Po ashtu kemi implikime edhe në situatën ekonomike në shtetin tonë, por e gjitha kjo po bëhet për të mirën e qytetarëve. Tashmë po i shohim storiet nga shtetet e tjera të cilat kanë pësuar shumë keq nga virusi COVID-19. Ne deri më tani e kemi mbajtur situatën në kontroll, por tash nuk është mirë ta lëshojmë të dalë kontrolli, e të dalim në qytet sikur s’ka ndodhur asgjë. Përmes kësaj platforme dhe përmes Telegrafi.com ju bëj thirrje të gjithëve rrini në shtëpi, ju lusim pasi kjo është për të mirën tuaj, nuk duam të kemi numri e madh të infektuarve e më pas të përfundojnë me fatalitet. Sa më shumë që rrini në shtëpi, aq më të sigurt jeni”.

Mesazhi i kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri:

“Jemi duke luftuar të panjohurën, jemi në situatë pandemie kundër COVID-19, virus i cili po trondit gjithë botën. Duke qëndruar në shtëpi, duke iu përkujdesur për më të dashurit tuaj në familje, duke u distancuar nga ndejat dhe takimet sociale, duke u distancuar nga çdo aktivitet tjetër, ju ftojmë që të vetëpërmbaheni, mos dilni sepse mund të qëlloni në kohën e keqe, në vendin e keq gjithmonë në takim me këtë sëmundje të rrezikshme”.

Mesazhi i deputetes Blerta Deliu:

“Përshëndetje për qytetarët e Kosovës, po lidhem drejtpërdrejtë nga Prishtina për të përçuar mesazhin e solidariteti dhe mesazhin e kujdesit që duhet ta kemi gjatë kësaj faze të pandemisë. Unë jam e bindur që ju po respektoni rekomandimet e institucioneve shëndetësore duke qëndruar në shtëpi, duke mbajtur distancë dhe po ashtu masat mbrojtëse sepse jam e bindur që në këtë mënyrë secili nga ne do të ruaj shëndetin e të moshuarve, e prindërve tanë dhe posaçërisht të fëmijëve tanë. Këto ditë të mbetura unë besoj shumë që do të jemi të duruar ashtu siç kemi qenë gjatë kësaj faze dhe ashtu siç shqiptarët kanë qenë të duruar ndër vite”.

Mesazhi i kryetarit të Odës Ekonomike, Berat Rukiqi:

“Jemi të gjithë të shqetësuar qoftë me pasojat shëndetësore të pandemisë COVID-19, qoftë me pasojat në ekonomi dhe të gjithë jemi angazhuar që të kemi sa më pak pasoja dhe të kemi sa më shumë perspektivë që ta vazhdojmë jetën dhe t’i kthemi realitetit. Është më rëndësi që të qëndrojmë në shtëpi t’i respektojmë politikat dhe këshillat edhe të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë”.

( NDIQ RREGULLAT RRI N’SHPI) /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori