Rrini që rrini në shtëpi, riorganizoni gardërobën tuaj me këto pesë veprime
Dëshironi të organizoni hapësirat e gardërobës dhe ju duhen disa udhëzime?
Marie Kondo është një ndër ekspertet më të famshme dhe “ikona” e gardërobës “ëndërr” që të gjithë do të donim të kishim.
Riorgazimi i dollapëve të veshjeve është në fakt një shkëputje shumë e mirë në ditët e qëndrimit në shtëpi dhe është sa argëtuese aq edhe e dobishme.
Le të provojmë të ndjekim filozofinë e Kondo-s duke e transformuar njëherë e mirë gardërobën në një oazë elegante dhe minimal.
Ju kujtohet nga filmi Sex&City skena e famshme kur Carrie e zgjedh shtëpinë e saj duke u bazuar në madhësinë e gardërobës? Ok, nuk ka nevojë për një shtëpi në Manhatan apo një dollap super luksoz, me 5 rregullat e listuara më poshtë, gardëroba juaj do të marrë një pamje krejt tjetër!
1. Zbrazeni dollapin duke i hequr të gjitha veshjet dhe aksesorët
Ky hap shërben për t’ju pajisur me durimin e duhur për ta bërë këtë gjë siç duhet! Me rivendosjen e veshjeve në dollap, ju do ta keni më të thjeshtë të kuptoni se cila nga veshjet ju duhet dhe cila jo.
2. Ndajini veshjet dhe aksesorët ne kategori
Çorapet, këmishët, veshjet intime, fustanet, xhaketat e kështu me radhë… Nëse ju duhet ndihmë për këtë, kutitë do t’ju ndihmojnë ti organizoni dhe më pas t’i gjeni kur t’ju nevojiten.
3. Mbani vetëm gjërat që ju bëjnë të lumtur
Jini të ndershëm, sa rroba keni në dollap të cilat prisni t’i vishni kur të humbni disa kilogramë apo kur të ndërroni ngjyrën e flokëve? Çdo gjë që bën pjesë në këtë kategori duhet patjetër mos të jetë më pjesë e dollapit tuaj.
Hiqni nga dollapi çdo gjë që nuk e keni veshur apo që nuk e vishni më, falini ose shitini, është më mirë një hapësirë bosh sesa një veshje e vjetërsuar. Mbani në gardërobë vetëm veshjet që ju pëlqejnë dhe ato që ju bëjnë të ndiheni mirë dhe pa komplekse.
4. Kini respekt për veshjet tuaja
Marie Kondo i krahason veshjet me ndjenjat, a do t’i miksonit të gjitha ndjenjat në të njëjtin vend ashtu si veshjet? Përgjigjja është jo!
Në momentin e rivendosjes së veshjeve në dollap, mbani parasysh që çdo veshje të ketë varësen e vet. Nuk duhet t’i jepni rëndësi vetëm veshjeve të kushtueshme, çdo gjë që ju bën të ndiheni mirë në jetën e përditshme meriton respektin tuaj.
5. Nuk është momenti për t’u bërë nostalgjike
“Këtë ma ka blerë gjyshja”, “këtë e kam vjedhur nga ish i dashuri”, “këtë e kam nga shoqja e ngushtë”, janë të gjitha të panevojshme, kujtimet nuk janë për t’u veshur kështuqë nuk kanë pse të zënë vend në gardërobën tuaj!
Një tjetër gjë që mund t’ju ndihmojë me organizimin e dollapit tuaj është edhe kategorizimi i veshjeve sipas ngjyrave. Kategorizimi është shumë i rëndësishëm dhe hiqni sa më shumë veshje që nuk i përdorni më! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre fraza që duhet t'i shmangim nëse duam të rritim fëmijë me vetëbesim
Çfarë duhet të bësh dhe çfarë jo kur flet me një fëmijë për vdekjen
Historia e Sophia Loren – yllit të Hollywood-it e cila u dashurua vetëm në një mashkull për 50 vite
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin
Xhinset e ngushta mund të rikthehen në modë në vitin 2025
Martesat më të gjata dhe më të shëndetshme ndajnë këto tipare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles