Tre persona janë arrestuar pasi dyshohet se janë përfshirë në një rrahje.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 25.10.2025 rreth orës 23:00, në Novobërdë.


Tutje bëhet e ditur se si pasojë viktima ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar në tretman mjekësor.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dyshohet se janë përfshirë në një rrahje. Si pasojë, viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar në tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/