Rrjeti i Grave të Kosovës theksoi se dhuna ndaj grave vazhdon të mbetet një prej formave më pak të ndëshkueshme të dhunës.
RrGK vë në pah se para pak ditësh u bë publik lajmi se zyrtari policor R.Sh për afro gjashtë muaj me radhë kishte sulmuar seksualisht një vajzë të mitur në Gjilan, kurse sot Gjykata e Apelit e ka anuluar dënimin me burgim të përjetshëm për Nuhi Mavrovqanin, që vrau gruan e tij me shufër metalike, në korrik të vitit 2020 në fshatin Berivojcë të Komunës së Kamenicës.
“Në të dy këto raste, si në shumë raste të tjera të dhunës ndaj grave në Kosovë, institucionet që kanë për detyrë të mbrojnë jetën e qytetarëve, po dështojnë ta bëjnë këtë, e madje edhe po e rrezikojnë atë drejtpërdrejt. Kujtojmë se nga viti 2019, dhuna në familje është definuar si vepër penale në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, kjo falë përpjekjeve të disa organizatave të grave”, thuhet në reagimin e RrGK.
Sipas Rrjetit të Grave sado që janë ndërmarrë shumë veprime për ta kriminalizuar dhunën në familje, institucionet e drejtësisë ende po ngurrojnë të japin dënime meritore për vrasësit e dhunuesit e grave.
“Përkundrazi, duke ndjekur këtë kulturë të mosndëshkimit, institucionet po e nxisin vazhdimin e dhunës, përdhunimit e të vrasjes së grave”.
“Përmes kësaj kumtese, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpreh indinjatë të thellë për këto dy raste, duke u zotuar njëherish që do të ngremë zërin për të kërkuar drejtësi, ashtu si për çdo grua tjetër të dhunuar e të vrarë. RrGK nuk do të ndalet derisa dhuna ndaj grave të mos trajtohet vetëm si lajm ditor apo si çështje private. Drejtësi për gratë e vrara! Drejtësi për secilën grua të vrarë e të dhunuar”, thuhet në reagim. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit