Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) me shqetësim të thellë ka pranuar lajmin e publikuar sot në media për dhunimin dhe keqtrajtimin e shumëfishtë të një 13 vjeçareje në Janjevë.
“Pavarësisht se fëmijët dhe gratë janë grupet më të prekura nga dhuna me bazë gjinore, dhe se kohët e fundit janë bërë publike raste serioze të dhunimeve ndaj vajzave, ne jemi dëshmitarë të një heshtjeje institucionale dhe trajtimi jo serioz të këtyre rasteve nga ana e drejtësisë”, thuhet në reagim.
Tutje theksohet se RrGK, përmes këtij reagimi, përsërit për të disatën herë se rastet e tilla duhet të shërbejnë si moment zgjimi dhe arsye shtesë që këto krime ndaj vajzave e grave të trajtohen me prioritet, dhe që kryesit e këtyre krimeve të dënohen pa asnjë kompromis.
“Është barrë për secilin prej nesh që vajzat në shoqërinë tonë përjetojnë këso dhunime, para syve tanë, e institucionet në të shumtën e rasteve japin dënime të ulëta, si dhe nuk parandalojnë këto krime. Ky rast, na tregon për një zinxhir të neglizhencës e fajtorëve- duhet të ndërmerren masa ndëshkuese edhe për ata të cilët e kanë dëbuar nga shtëpia dhe të tjerët që nuk i kanë dalë në ndihmë kësaj vajze dhe nuk e kanë lajmëruar policinë”.
Përmes kësaj kumtese, RrGK shpreh indinjatë të thellë për këtë rast, duke u zotuar njëherësh që do të ngremë zërin për të kërkuar drejtësi, ashtu si për çdo vajzë e grua tjetër të dhunuar e të vrarë.
Po ashtu, RrGK kërkon nga mediat që të kenë kujdes të shtuar në raportimin e rastit, duke qenë se kemi të bëjmë me një vajzë të mitur. Identiteti i viktimës duhet të jetë i mbrojtur në çdo raportim, e me çdo kusht- vetëm kështu mediat do të luajnë rolin që u takon në luftimin e dhunës ndaj grave e vajzave në Kosovë.
RrGK thotë se nuk do të ndalet derisa dhuna ndaj vajzave e grave të mos trajtohet vetëm si lajm ditor apo si çështje private.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City