LAJMI I FUNDIT:

RrGGK bën thirrje që të votohen gratë

RrGGK bën thirrje që të votohen gratë

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) bën thirrje që të votohen kandidatet gra në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen me 11 qershor .

“Gratë ende mbeten shumë pak të përfaqësuara në politikë dhe në vendim-marrje në nivel kombëtar, komunal dhe partiak. Sipas Ligjit për Barazi Gjinore është obligim i yni si qytetarë, që të zgjedhim sa më shumë gra në parlament, duke pasur parasysh që subjektet politike dhe Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) kanë dështuar në zbatimin e këtij Ligji.

“Ne inkurajojmë gratë dhe burrat, që të votojnë për gratë të cilat do të përfaqësojnë interesat e tyre në parlament dhe do të luftojnë për arritjen e barazisë gjinore. Duke vlerësuar zgjedhjet si një element themelor të një shteti demokratik dhe barazinë gjinore si të drejtë themelore të njeriut, ne e konsiderojmë më se të nevojshme dhe të rëndësishme që qytetarëve të Republikës së Kosovës t’u ipen mundësi të barabarta. Mungesa e demokratizimit dhe pjesëmarrja e pamjaftueshme e grave në vendim-marrje brenda shumicës së subjekteve politike historikisht ka privuar padrejtësisht gratë nga pjesëmarrja në vendim-marrje në nivel qendror e lokal”, thuhet në komunikatë.


“Duke qenë të paanshëm politikisht dhe pa dashur të favorizojmë asnjërin subjekt politik, ne bëjmë thirrje që të votohen gratë nëpër listat zgjedhore, që të kontribuojmë në përfaqësimin prej pesëdhjetë përqind (50%) për secilën gjini, ashtu siç e garanton Ligji nr. 05/L-020. Prandaj, për përfaqësim të barabartë, të votojmë për gratë”.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Kalo në kategori