Rrëzoi skelat në rrugë, pasi shkëputi qëllimisht mbajtëset kryesore (Video)

11:"© LiveLeak
Në Londër është filmuar momenti dramatik, kur një punonjës i ka shkëputur mbajtëset e skelave, megjithëse një tjetër i kërkonte të mos e bënte këtë veprim.
Pak qaste më vonë, shihet tërë struktura teksa bie në rrugë, duke zënë poshtë një Fiat 500, por jo edhe ndonjë kalimtar rasti, transmeton Telegrafi.
Videoja e postuar më poshtë, e shfaqë skelën që ndodhet jashtë një godine prej dy katesh, që anon dhe shembet në anën tjetër.
“Ti qenke i pamend, pse tu desh ta hapësh mbajtëset dhe ta rrëzosh skelën”, dëgjohet duke thënë personi që xhironte, teksa fshihej pas një peme. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/03/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate












































