Në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Brasina në Zvornik të Serbisë, është rrëzuar një aeroplan ushtarak Mig-21, ka njoftuar ministria e Mbrojtjes në Serbi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente dhe të shpëtimit nga radhët e forcave ajrore të Serbisë, transmeton Telegrafi.


Mediat lokale raportojnë se njëri nga dy pilotët ka humbur jetën.

Sipas dëshmitarëve okularë, fillimisht është dëgjuar një shpërthim i madh i përcjellë me tym dhe zjarr.

InfoLo raporton se aeroplan i ushtrisë serbe është rrëzuar në oborrin e një shtëpie, ku pronari i kësaj shtëpie është lënduar dhe dërguar me urgjencë në spital për tretman. /Telegrafi/

2 68

3 52

4 44

5 33

6 29

7 20