LAJMI I FUNDIT:

Rrëzohet nga tri ujëvara, shpëton mrekullisht me vetëm një nyje të thyer (Video)

Rrëzohet nga tri ujëvara, shpëton mrekullisht me vetëm një nyje të thyer (Video)

Një alpinist që po shëtiste nëpër Olympic National Park në Ëashington, ka rrëshqitur dhe ka rënë në lumin që e ka dërguar nëpër tri ujëvara.

Josh Reichert nuk ka mundur të ndaloj nëpër shtratin e rrëshqitshëm të lumit, dhe rrjedha e ujit e ka shtyrë drejt cepit ku ka rënë nga një lartësi prej 20 metrash, transmeton Telegrafi.


Meqenëse nuk ka mundur të ndalojë, 30-vjeçari ka kaluar edhe nëpër dy ujëvara tjera më të vogla.

Nga ky aksident ai ka shpëtuar mrekullisht, megjithëse e ka thyer një nyje të këmbës, por nuk ka marrë asnjë lëndim tjetër. /Telegrafi/