eksperti-banner

Një person nga fshati Pobërgjë e Deçanit derisa po punonte në një shtëpi është rrëzuar nga ballkoni i katit të parë ku edhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Viktima është dërguar në spitalin rajonal të Pejës, aty nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij.


Rastit iu kanë përgjigjur njësitë relevante policore. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës i lirohet familjarëve për ceremoni mortore.

Rastit po hetohet nga policia.