Rrëzohet lisi njëmijë vjeçar që shënonte kufirin mes dy shteteve (Foto)

Lisi i lashtë që shënonte kufirin mes Anglisë dhe Uellsit, është rrëzuar pas njëmijë vitesh.
I njohur si Lisi Buttington, ishte mbjellë në Offa Duke - një linjë tokësore, që shënonte zonën kufitare mes dy shtetesh - të emëruar sipas mbretit anglosakson Offa, transmeton Telegrafi.

Trupi me diametër prej dhjetë metrash, që qëndroi krenar në atë zonë për disa shekuj, ishte lodhur nga pesha e moshës.

Atë e kishte gjetur Rob McBride, që njihet si ‘Gjuetari i Drurëve’, që për një kohë të gjatë është në kërkim të drurëve të lashtë.

“Ndjeja keqardhje, sepse ishte lisi më i vjetër në këtë regjion, ndërsa i dyti më i vjetër në Uells”, ka thënë McBride.

Për vendasit, ky nuk ishte një lis i zakonshëm, që ka mbirë vet. Por, ishte mbjellë prej banorëve, pas betejës së Buttington - prej nga e ka marrë edhe emrin - ndërsa kishte vlerë të lartë kulturore dhe historike, sepse kujtonte një kohë shumë rëndësishme. /Telegrafi/




















































