LAJMI I FUNDIT:

Rrëzohet kërkesa e radhës e Fredi Belerit, Gjykata e Posaçme e lë sërish në burg

Rrëzohet kërkesa e radhës e Fredi Belerit, Gjykata e Posaçme e lë sërish në burg

Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, do të vijojë të qëndrojë në burg.

Në seancën e sotme, Beleri i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) të zbusë masën e sigurisë nga “arrest me burg” në një masë në liri, por kjo kërkesë nuk iu miratua, me argumentin se “nuk plotësohen kushtet”.

Avokati i mbrojtës i tij tha se sot, GJKKO tregoi se nuk ka fuqi përballë pushtetarëve, duke theksuar se Beleri po qëndron në burg me urdhër politik.


Çështjet Beleri, Greqia vazhdon me kërcënime: Shqipëria do paguajë çmim shumë të lartë nëse vazhdon të shkelë të drejtat e grekëve
Lexo po ashtu Çështjet Beleri, Greqia vazhdon me kërcënime: Shqipëria do paguajë çmim shumë të lartë nëse vazhdon të shkelë të drejtat e grekëve

“Nuk ka pasur biseda të regjistruara për blerje votash, e dimë se ku do shkoj dhe pse është një gjykatë e fortë, nuk është e fortë përpara pushtetarëve. Beleri ka kërkuar që të shkojë të marrë detyrën, nga gjykata u shkruaj bukur arsyetimi ku tha se ‘rrëzohet se nuk plotësohen kushtet’”, tha avokati.

Protesta në Himarë për Belerin, reagon Rama: Bindjuni ligjit
Lexo po ashtu Protesta në Himarë për Belerin, reagon Rama: Bindjuni ligjit

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim Belerin dhe bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshin.

Të dy shtetasit u kapën duke blerë vota në Himarë për zgjedhjet e 14 majit. Në njoftimin e SPAK thuhet se Beleri dhe Kokaveshi ofronin 50 euro për votë dhe akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Mbyllet hetimi për Fredi Belerin, dosja shkon për gjykim
Lexo po ashtu Mbyllet hetimi për Fredi Belerin, dosja shkon për gjykim

Kjo çështje ka krijuar përplasje midis Shqipërisë dhe Greqisë. /Telegtafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Lajme
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme

"Është koha që KEDS dhe Qeveria të japin llogari", Sejdiu ngre dyshime për transparencën e KEDS-it

Lajme
Kalo në kategori