LAJMI I FUNDIT:

Rrëzohet edhe një punëtor ndërtimi, lëndon edhe kalimtaren mbi të cilën ra

Rrëzohet edhe një punëtor ndërtimi, lëndon edhe kalimtaren mbi të cilën ra

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mitrovicën e Veriut.

Rreth orës 08:30 një punëtor i një kompanie gjersa ishte në skele duke punuar është rrëzuar dhe ka rënë mbi një vajzë, e cila në ato momente ka qenë duke kaluar andej pari.


Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.

Ai ka thënë se edhe punëtori edhe vajza aktualisht janë në spitalin e Mitrovicës së Veriut ku po i nënshtrohen një operacioni.