LAJMI I FUNDIT:

Rreziqet që paraqesin kafshimet nga qeni dhe macja

Rreziqet që paraqesin kafshimet nga qeni dhe macja

Mbi dy milionë persona në botë pësojnë lëndime nga kafshimet e qenit të shtëpisë, qenit endacak, maces, dhelprës, ujkut, minjtë dhe njeriu. Kafshimet nga qeni janë më të shpeshta se sa ato nga macja, miu dhe njeriu.

Prof.Assoc. Basri Lenjani, MD.PhD
Drejtor i Klinikës Emergjente, SHSKUK
basrilenjani@yahoo.com

Njeriu sëmuret nga kafshimet e kafshëve të tërbuara ose dhe nga të rënit në kontakt me jargët e kafshëve, kur lëkura e tij është e dëmtuar.


Qeni më shpesh kafshon gishtërinjtë, dorën apo cilën do pjesë të trupit, kurse te fëmijët kokën dhe barkun. Qeni me kafshimet e tij mund të shkaktojë plagë shqyese dhe ndrydhje të indeve, që shpesh mund të paraqesin rrezik për jetë, nëse shtaza është e tërbuar.

Macja ka dhëmbë të hollë, të mprehtë dhe me kafshimet e saja mund të arrijë deri te periosti, duke shkaktuar osteomielitin.

Kafshimet nga minjtë janë shumë të rralla, por mund shkaktojnë infeksione lokale, belbëzuese.

Kafshimet nga njeriu ngjajnë zakonisht gjatë lojës, apo gjatë përleshjeve të fëmijëve.

Udhëzimet e përgjithshme rreth mbrojtjes nga kafshimet e shtazëve

* Mos tentoni t’i ndani shtazët gjatë përleshjes së tyre.
* Mos i ngacmoni shtazët derisa hanë ushqim.
* Mos i lini fëmijët e vegjël në shtëpi, të lozin vetë me shtazët dhe këshilloni që mos t’i gjuajnë me gjësende të ndryshme, sidomos derisa janë duke ngrënë ushqim.
* Këshilloni fëmijët të mos i ngacmojnë shtazët.
* Shpesh herë mendojmë se shtazët shtëpiake nuk janë të sëmura.
* Qenët e shtëpisë mbani të lidhur në stelën e tij.
* Qenin dhe macen duhet t’i vaksinoni me rregull.
* Mos iu ofroni shtazës së dyshimtë, e cila sillet në mënyrë të çuditshme.

Ndihma e parë

▪ Të aksidentuarin largojeni nga vendi i ngjarjes.

▪ Qetësoni personin e aksidentuar, mbani dhe merrni dorëzat mbrojtëse, ose para se ta pastroni plagën, pastroni mirë duart me sapun ose me mjete dezinfektuese.

▪ Nëse plaga nuk gjakos, ajo menjëherë duhet të shpërlahet, pastrohet me ujë të rrjedhshëm ose me sapunë të butë 3-5 minuta.

▪ Plaga e shkaktuar nga kafshimet e shtazëve mbulohet me gazë sterile dhe fashohet.

▪ Nëse plaga gjakos shumë, është e dobishme të vendoset lidhësja elastike e gomës.

▪ Në 24- 48 orët e ardhshme të përcillen shenjat e infeksionit të plagës (skuqja, enjtja, dhimbja). Nëse janë të pranishme shenjat e infeksionit të plagës ftoni në ndihmë mjekun.

▪ Përpunimi i mirë i plagës në vendin e ngjarjes, pengon shfaqjen e sëmundjes së rëndë infektive, tërbimin që për njeriun mund të jetë vdekjeprurës.

▪ Pas dhënies së ndihmës së parë në kushte të terrenit, nga ana shpëtimtarit kërkohet që i aksidentuari të dërgohet në spital për trajtim të mëtutjeshëm.

▪ Në kushte paraspitalore dhe spitalore, plaga përpunohet sipas parimeve të përgjithshme (shpëlarje, pastrim me mjete dezinfektuese alkool, hidrogjen, povidon, antibiotikë, mbrojtje antitetanike dhe serum kundër kafshimit të qenit).

▪ Parandalimi i sëmundjes së tërbimit bazohet në radhë të parë në zhdukjen e qenve endacakë, maceve, dhelprës dhe ujqve dhe izolimin e kafshëve të dyshimta; në rast kafshimi duhet bërë vaksinimi. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori