Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka raportuar para Komisionit parlamentar për Buxhet dhe Financa, si dhe njëkohësisht edhe para atij për Mbikëqyrje Financiare lidhur me shpenzimet e paparashikuara për vitin 2018.
Kryetari i Komisionit për Buxhet, Lumir Abdixhiku, ka thënë se prej 4.8 milionë euro nga mjetet rezervë shtetërore vetëm më periudhën e fundit janë shpenzuar 2. 8 milionë euro.
“Paratë publike janë shpërndarë pa ndonjë arsye të rëndësishme”, ka thënë Abdixhiku.
Ministri Hamza ka thënë se prej rezervës shtetërore në vitin 2016 janë shpenzuar 8 milionë euro, ndërsa në vitin 2017 janë shpenzuar 6 milionë e 800 mijë.
“Sivjet 50 për qind e rezervës janë shpërndarë për çështje të KOSTT-it. Ky problem është i trashëguar”, ka thënë Hamza, duke shtuar se mos intervenimi në KOSTT do të ndikonte në pamundësimin e importit të energjisë.
Ai ka thënë se 1 milion euro janë ndarë vetëm për KOSTT, 600 mijë për shënimin e 10-vjetorit të Pavarësisë, për Epopenë e UÇK-së janë ndarë 100 mijë euro, si dhe kërkesa e kryeministrit për përvjetorin e Skënderbeut ishte 950 mijë euro, prej tyre janë ndarë 250 mijë euro për restaurimin e kishës në Prizren.
Po ashtu, sipas Hamzës, mbi 100 mijë euro nga buxheti rezervë janë ndarë për mirëmbajtje të kufirit. Gjithashtu janë ndarë mbi 170 mijë euro për komitetet nga mjetet rezervë.
Ministri Hamza ka thënë se viti 2018 nuk do të bëjë përjashtim të shpenzimeve në krahasim me vitet paraprake. Ai përmendi ndër të tjera se telashet dhe rreziqet e shfaqura në rrjetin e KOSTT mund t’i kushtojë buxhetit mbi 10 milionë euro deri në fund të vitit.
Driton Selmanaj, kryetar i Komisionit për Mbikëqyrje Financiare, ka pyetur ministrin Hamza se për rastin Kumanova nga cila kategori janë ndarë mjetet, por ky i fundit ka thënë se kjo ka ndodhur në vitin 2017, duke mos përmendur se prej cilës kategori janë ndarë mjetet.
Dardan Molliqaj nga Grupi i Deputetëve të Pavarur, ka thënë për shpenzimet e fondit rezervë, është një problem i përsëritur nga të gjitha qeveritë, kështu që në të ardhmen nuk është mirë të përsëritet.
“Dëmi që po i bëhet buxhetit me problemet e KOSTT-it, është përgjegjësi përtej MF-së, lidhur edhe gjendjen e inkasimit në veri”, ka thënë Molliqaj.
Shqipe Pantina nga GDP tha se shpenzimi i fondit rezervë është bërë pa qenë nevoja emergjente. Ndërsa, sipas saj, ka pasur disa fatkeqësi natyrore në komuna dhe nuk janë ndarë mjete.
Safete Hadërgjonaj nga PDK-ja, ka inkurajuar ministrin e Financave për të kërkuar nga organizatat buxhetore që të planifikojnë shpenzimet. /KP / Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës