LAJMI I FUNDIT:

LDK-ja synon votat e Nismës për rrëzimin e Qeverisë

LDK-ja synon votat e Nismës për rrëzimin e Qeverisë

Me iniciativë të deputetëve të Nismës para një viti e gjysmë ishte rrëzuar qeveria “Mustafa”.

Zyrtarët e LDK-së synojnë që nëpërmjet “xhokerit” të njëjtë ta rrëzojnë edhe qeverinë “Haradinaj”, pasi votat e opozitës nuk mjaftojnë për të kaluar mocioni i votëbesimit.

Por deputetët e partisë së Fatmir Limajt mohojnë të kenë diskutuar për këtë çështje, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Partia e ish-kryeministrit Isa Mustafa (LDK) është duke u koordinuar me partitë tjera opozitare për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj” nëpërmjet mocionit të votëbesimit pasi, siç thonë ata, vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Por votat e opozitës nuk janë të mjaftueshme të kalojë mocioni në Kuvend, prandaj partia më e madhe opozitare po synon që t’i bindë edhe disa deputetë të koalicionit qeverisës, përkatësisht ata të Nismës që ta përkrahin iniciativën e tyre.

Qeveria e ish-kryeministrit të LDK-së Isa Mustafës, ishte rrëzuar pikërisht nga iniciativa e nisur në Kuvend nga deputetët e Nismës, prandaj zyrtarët e LDK-së po synojnë që nëpërmjet të njëjtit “xhoker” ta rrëzojnë edhe qeverinë “Haradinaj”.

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori